Shëndeti mendor, aktivitete sensibilizuese në Elbasan dhe Pogradec

Në kuadër të javës së shëndetit mendor janë zhvilluar disa aktivitete në qytete e vendit me qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin në lidhje me këtë sëmundje. Në Elbasan drejtues te spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” kanë organizuar një sërë aktivitetesh ku në qendër kanë qenë vetë pacientët e këtij spitali, shkruan A2. Përveç aktiviteteve fizike me lojëra […]

Tetor 11, 2024 - 21:20
 0
Shëndeti mendor, aktivitete sensibilizuese në Elbasan dhe Pogradec
Reklamë
Reklamë

Në kuadër të javës së shëndetit mendor janë zhvilluar disa aktivitete në qytete e vendit me qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin në lidhje me këtë sëmundje.

Në Elbasan drejtues te spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi” kanë organizuar një sërë aktivitetesh ku në qendër kanë qenë vetë pacientët e këtij spitali, shkruan A2.

Përveç aktiviteteve fizike me lojëra dhe shëtitje, në qendër të qytetit u hap edhe një ekspozitë me punime të bëra nga vetë pacientët e spitalit psikiatrik.

Reklamë
Reklamë

Në Pogradec të rinj të shkollave të mesme nëpërmjet punimeve kanë dhënë mesazhin e sensibilizimit, ku çdo kush që konstaton ndonjë problem të shëndetit mendor të kërkojë ndihmën tek specialistët, raporton A2.

Ndonëse konstatohen raste të rritura të problemeve të shëndetit mendor edhe tek të rinjtë, pozitiv është fakti që janë shtuar edhe rastet kur kërkohet ndihmë dhe me disa seanca këshillimi, gjendja është tejkaluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.