Liban, të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fundit

Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë. Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje). […]

Tetor 12, 2024 - 11:10
 0
Liban, të paktën 60 të vrarë nga sulmet izraelite gjatë orëve të fundit
Reklamë
Reklamë

Të paktën 60 persona u vranë dhe 168 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë.

Autoritetet libaneze regjistruan 57 sulme ajrore në pjesë të ndryshme të vendit, shumica e tyre pranë kufirit me Izraelin, në periferitë jugore të Bejrutit dhe në Luginën Bekaa (në lindje).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë libaneze, që nga fillimi i luftës në Gaza, një vit më parë, 2229 persona janë vrarë dhe 10380 janë plagosur nga sulmet izraelite.

Reklamë
Reklamë

Për shkak të armiqësive midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut, rreth 187,000 njerëz u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre dhe të kërkonin streha të sigurta në pjesë të tjera të Libanit, ndërsa 430,000 të tjerë të zhvendosur kaluan kufirin në Siri.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.