Stina e virozave, 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe Covid

Me ndryshimin e temperaturave në stinën e vjeshtës janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore. Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë. Fëmijët e moshave shkollore rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka […]

Tetor 12, 2024 - 19:10
 0
Stina e virozave, 10 mijë raste në javë me infeksione respiratore dhe Covid
Reklamë
Reklamë

Me ndryshimin e temperaturave në stinën e vjeshtës janë rishfaqur virozat dhe infeksionet respiratore.

Afro 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me probleme të rrugëve të frymarrjes, kollë, laringit e shoqëruar me temperaturë të lartë.

Fëmijët e moshave shkollore rezultojnë më të prekurit nga virozat e stinës por raste të shtuara ka edhe tek fëmijët e kopshteve dhe çerdheve.

Reklamë
Reklamë

Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe Covid është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë.

Pas valës së infektimeve në stinën e verës, rastet më Covid janë më të pakta, ndonëse edhe testimet janë ulur ndjeshëm.

Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur. Drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip.

Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë nëtë gjitha qendrat shëndetësore të vendit për tu vaksinuar të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.