Qeveria “hap thesin” për ushtrinë, deri në 40 mijë lekë shtesë mbi pagën, ja kush përfiton

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat ka zbërthyer në shifra vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare për që i hap rrugë rritjes së trajtimit financiar për Forcat e Armatosura. Sipas shpjegimit nga ministria, ky trajtim do të prekë në mënyrë të veçantë disa prej strukturave që konsiderohen asete kombëtare, brenda FA-ve, siç […]

Tetor 13, 2024 - 09:45
 0
Qeveria “hap thesin” për ushtrinë, deri në 40 mijë lekë shtesë mbi pagën, ja kush përfiton
Reklamë
Reklamë

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat ka zbërthyer në shifra vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare për që i hap rrugë rritjes së trajtimit financiar për Forcat e Armatosura.

Sipas shpjegimit nga ministria, ky trajtim do të prekë në mënyrë të veçantë disa prej strukturave që konsiderohen asete kombëtare, brenda FA-ve, siç janë Forcat Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë.

Të gjitha këto kategori do të marrin një shtesë të re mbi pagën mujore, bazuar në këtë vendim, që përllogaritet nga 18.000 lekë për infermierët deri në 40.000 lekë për efektivët specialë të ushtrisë shqiptare.

Reklamë
Reklamë

Sipas ministrisë përmirësimi i ndjeshëm i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por do të shërbejë edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura duke synuar një karrierë dinjitoze dhe të ardhura të konsiderueshme.

KATEGORIZIMI:

– efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

– Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

– ndër këto kategori janë edhe efektivët e kërkim – shpëtimit, të cilët do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

– efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese, (Explosive Ordnance Disposal – EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

– ndërsa ata të Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) deri në 25000 lekë në muaj;

– ndërkaq deri në 25000 lekë në muaj do të jetë trajtimi financiar shtesë që do të marrin efektivët e Policisë Ushtarake;

– një kategori e veçantë janë edhe mjekët e infermierët që shërbejnë në FA. Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.