“Ushtria serbe 50 metër nga kufiri i Kosovës”, Beogradi reagon pas alarmit të ngritur nga Kurti

Alarmin e ngritur mbrëmjen e djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se forcat serbe gjatë së shtunës janë afruar rreth 50 m nga kufiri i Kosovës pranë Kamenicës, e ka hedhur poshtë Serbia duke thënë se motivi nuk ishte provokimi i ndonjë incidenti të mundshëm. Përmes një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, Beogradi sqaron […]

Tetor 13, 2024 - 16:40
 0
“Ushtria serbe 50 metër nga kufiri i Kosovës”, Beogradi reagon pas alarmit të ngritur nga Kurti
Reklamë
Reklamë

Alarmin e ngritur mbrëmjen e djeshme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se forcat serbe gjatë së shtunës janë afruar rreth 50 m nga kufiri i Kosovës pranë Kamenicës, e ka hedhur poshtë Serbia duke thënë se motivi nuk ishte provokimi i ndonjë incidenti të mundshëm.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes, Beogradi sqaron versionin e vetë për faktin pse forcat e ushtrisë ndodheshin pranë kufirit me Kosovën. Dhe sipas tyre arsyeja ke qenë thjeshtë dhe vetëm “për të parandaluar kontrabanduesit e drunjve të prerë ilegalisht nga territori i Serbisë, që është kthyer në një biznes ilegal fitimprurës”, përcjell A2.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë refuzon të pranojë akuzat e Kurtit për një tentativë të tyre për të nxitur tensione, duke theksuar se deklaratat për lëvizjen e forcave të ushtrisë serbe afër Kosovës “janë vazhdimësi e fushatës dezinformuese të drejtuar kundër ushtrisë serbe dhe forcave të sigurisë serbe”.

Reklamë
Reklamë

Sipas tyre postimi i Kurtit në rrjetin social Facebook tregon vërtetë Forcat e Armatosura të Serbisë në lokacionin e përmendur, por ata pjesëtarë ndodhen në Zonën e Sigurisë Tokësore duke “kryer detyra të rregullta për sigurimin dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, raporton A2.

Ndërkohë, Kurti shprehej në postimin e tij, se trupat ushtarake serbe janë larguar pasi kanë vërejtur se autoritetet e Kosovës i kanë incizuar veprimet e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”, shkruante Kurti në Facebook, në postimin që e shoqëronte me foto ku shfaqeshin ushtarët dhe mjetet e Serbisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.