Koha më e mirë për vaksinën ndaj gripit, ISHP: Do vijnë edhe 5.800 doza antikovid
Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit për të vaksinuar të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut. Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip. “Gjatë […]
Afro 280 mijë doza vaksinë janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit për të vaksinuar të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe kategoritë e tjera të riskut. Ndërkohë, gripi sezonal ende nuk ka ardhur drejtues të Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo është periudha më e mirë për kryerjen e vaksinën anti-grip.
“Gjatë të gjithë sezonit dimëror deri në periudhën e fund marsit mund ta aplikojë çdo qytetar vaksinimin. Nuk kemi evidentuar asnjë rast gripi në territor dhe është shumë që nuk ka qarkullim dhe krijojmë një mbrojtje paraprake për të qenë të mbrojtur gjatë sezonit të dimrit”, u shpreh Eugena Tomini, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik.
Por krahas vaksinës së gripit, javën e ardhshme pritet të vijnë edhe 5.800 doza antikovid për nënvariantet e reja të omikronit si pjesë e planit përgatitor për grupet në risk.
“Interesi përkundrejt Covid-19 është zbehur janë shumë faktorë që është zbehur por duhet të theksojmë se Covid-19 nuk është më një sëmundje sezonale virale por shfaqet gjatë të gjithë vitit”, u shpreh Tomini.
Por krahas virozave klasike të vjeshtës edhe kovidi është në qarkullim. Për ekspertët e Shëndetit publik kjo sëmundje infektive virale tashmë nuk ka stinë. Vaksina e gripit dhe kovidit mund të aplikohet në të njëjtën ditë.
/a.r
What's Your Reaction?