Sot ndeshja me Gjeorgjinë, shifrat flasin për kundërshtarin! Sylvinho bën ndryshime në formacion
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, sfidë e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet, respektivisht Shqipëria humbi tre ditë më parë kundër Çekisë në Pragë, ndërsa Ukraina mposhti gjeorgjianët. Për kuqezinjtë është koha për autokritikë dhe një sukses do sheshonte […]
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, sfidë e vlefshme për Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Të dyja skuadrat vijnë nga humbjet, respektivisht Shqipëria humbi tre ditë më parë kundër Çekisë në Pragë, ndërsa Ukraina mposhti gjeorgjianët.
Për kuqezinjtë është koha për autokritikë dhe një sukses do sheshonte zhurmën e dy humbjeve në grup, çka ka sjellë një situatë të pakëndshme në grup për të besuarit e Sylvinhos pasi kanë vetëm tre pikë.
Përballja e sotme në Tbilisi është e 17 mes dy skuadrave, ku dominojnë rivalët. Nëntë fitore ka Gjeorgjia, katër janë barazime dhe tre herë kemi dalë me sukses. 24 gola na ka shënuar Gjeorgjia, kundër 13 që kemi shënuar në portën e tyre.
Holandezi Danny Makkelie do gjykojë këtë takim, teksa 41-vjeçari është një emër i njohur për tanët, duke qenë se një vit më parë arbitronte në Tiranë ndeshjen Shqipëri 3-0 Çeki, ndërsa ishte pjesë edhe e trupës së arbitrave për grupet e Euro 2024.
Sa i takon formacionit, Sylvinho pritet të bëjë vetëm një ndryshim, me Hoxhën që do jetë në vend të Laçit dhe Bajramin si fantazist. Paçka gabimeve në prapavijë, Kumbulla duket i sigurt, ndërsa mund të ketë një balotazh me Ajetin.
Formacioni i mundshëm:
Shqipëria (4-2-3-1): Strakosha; Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Hoxha; Daku Trajner: Sylvinho
What's Your Reaction?