Shqiptarët shpenzuan 353 milionë euro për “vese”, edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, shpenzon mesatarisht në vit 1.1 milionë lekë. Ndërsa, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan 831 miliardë lekë në vit. Të dhënat e censit 2023 thonë se në […]
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, për anketën e buxhetit të familjes për vitin 2023 rezulton se një familje shqiptare e përbërë mesatarisht nga 3.7 persona, shpenzon mesatarisht në vit 1.1 milionë lekë. Ndërsa, të gjitha familjet shqiptare shpenzuan 831 miliardë lekë në vit. Të dhënat e censit 2023 thonë se në Shqipëri janë gjithsej 755,950 familje.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa shpenzojnë familjet shqiptare dhe si ndahen këto shpenzime? Për çfarë shpenzohet më shumë, po më pak? Në fakt, familjet shqiptare kanë një orientim të qartë drejt shpenzimeve për nevojat bazë, ku dominon kategoria e ushqimit dhe pijeve jo-alkoolike. Me një shpenzim total prej afro 329 miliardë lekë ose 3.3 miliardë euro në vit, kjo kategori shpenzimesh zë pjesën më të madhe të buxhetit të familjeve shqiptare.
Në renditje ndjekin shpenzimet për banesën, me rreth 80 miliardë lekë ose rreth 800 milionë euro, që përfshin qiratë (nëse ka) si dhe shpenzimet utilitare si faturat e dritave, ujit etj. Transporti, i renditur më pas me një shpenzim prej 56.55 miliardë lekë, dhe shëndeti me 35.76 miliardë lekë, përfaqësojnë kategori që po e rrisin peshën e tyre në buxhetin familjar./SCAN
What's Your Reaction?