Vrasja e dy vëllezërve në Roskovec, Apeli lë në burg babanë dhe dy djemtë, familjarët protestojnë
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij
Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Altin Kukën, për dy djemtë e tij Ervis dhe Emaurisio Kuka dhe për Tomor Zykën.
Ata ankimuan masën e gjykatës së shkallës së parë Fier, në Apel, por trupa e gjykimit la në fuqi vendimin e datës 13 shtator.
Familjarët e viktimave protestuan para gjykatës, duke kërkuar drejtësi.
Prokuroria ka ngritur akuzën e “vrasjes në bashkëpunim” dhe “vrasjes në rrethana cilësuese” për babanë dhe dy djemtë, ndërsa për Tomorr Zykën, akuza është “përkrahje e autorit të krimit”.
Më herët, në polici, Altin Kuka dhe djemtë e tij deklaruan se konflikti filloi midis djemve të tyre dhe një punonjësi në pularinë e familjes Kuka. Më pas, Gramoz dhe Ladimir Kurtaj kishin kërkuar të takonin babanë 79-vjeçar të Altin Kukës për t’u sqaruar, por situata u përkeqësua dhe Altin Kuka mori një kallashnikov, duke vrarë dy vëllezërit./vizionplus.tv
What's Your Reaction?