Konflikti përfundoi në tragjedi, 15 vjecari vrau me thikë bashkëmoshatarin në Shkodër

Një konflikt i çastit mes adoleshentëve prodhoi një ngjarje tragjike në Shkodër, ku viktimë mbeti 15-vjeçari Emiljano Gjoni. Disa orë pas ngjarjes policia

Tetor 15, 2024 - 12:05
 0
Konflikti përfundoi në tragjedi, 15 vjecari vrau me thikë bashkëmoshatarin në Shkodër
Reklamë
Reklamë

Një konflikt i çastit mes adoleshentëve prodhoi një ngjarje tragjike në Shkodër, ku viktimë mbeti 15-vjeçari Emiljano Gjoni. Disa orë pas ngjarjes policia arrestoi autorin e dyshuar.

I pyetur në prani të psikologut nga policia i mituri ka treguar se takimi ka qenë rastësor në lagjen “Skënderbeg”. Më tej ai është shprehur se e njeh viktimën me emër, por nuk kishte pasur kontakt më herët me të.

15-vjeçari i ndaluar tashmë pritet të rimerret në pyetje për të mësuar më shumë detaje mbi shkaqet e konfliktit, që përfundoi në përdorimin e thikës.

Reklamë
Reklamë

Policia ndërkohë po heton nëse ai ka patur bashkëpunëtorë në këtë ngjarje, pasi rezulton që edhe ai të ketë një të çarë me thikë në supin e majtë, çka sipas policisë dyshohet të ketë pasur përleshje. Për të zbuluar këtë rrethanë hetuesit kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.