Salca Plot Shije me Hudhra, Vaj Ulliri e Limon – Mësoni si Përgatitet

Hudhrat janë ato që i japin lezetin kuzhinës. Aroma e tyre karakteristike, megjithëse  shumë mund të mos e preferojnë, i jep gatimit një tjetër shije. Ato janë edhe një vlerë e vërtetë për organizmin , prandaj mundohuni që herë pas here t’i bëni pjesë të vakteve tuaja. Në recetën e sotme, ju tregojmë një mënyrë […] The post Salca Plot Shije me Hudhra, Vaj Ulliri e Limon – Mësoni si Përgatitet appeared first on AgroWeb.

Tetor 15, 2024 - 15:55
 0
Salca Plot Shije me Hudhra, Vaj Ulliri e Limon –  Mësoni si Përgatitet
Reklamë
Reklamë

Hudhrat janë ato që i japin lezetin kuzhinës.

Aroma e tyre karakteristike, megjithëse  shumë mund të mos e preferojnë, i jep gatimit një tjetër shije.

Ato janë edhe një vlerë e vërtetë për organizmin , prandaj mundohuni që herë pas here t’i bëni pjesë të vakteve tuaja.

Reklamë
Reklamë

Në recetën e sotme, ju tregojmë një mënyrë të thjeshtë se si t’i bëni gatimet tuaja akoma më të shijshme.

Për të gjithë ju që ju pëlqen hudhra, ndiqni me kujdes të gjitha këshillat e AgroWeb.org dhe përgatisni salcën plot shije të tyre.

Përbërësit

  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji kripë
  • 250 ml vaj ulliri
  • 50 ml lëng limoni
  • 1 e bardhë veze

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të përzgjidhni fillimisht të gjithë përbërësit dhe ti vendosni në një tavolinë pune.

Më pas në një mikser shtoni thelpinjtë e hudhrës, bashkë me sasinë e kripës.

Filloni t’i përzieni me shpejtësi të dy këta përbërës për disa sekonda.

Shtoni edhe vajin pak nga pak duke vazhduar me përzierjen e avashtë në mënyrë graduale.

Shtoni po kështu edhe lëngun e shtrydhur të një limoni të freskët dhe vazhdoni përzierjen, derisa e gjithë masa të jetë bashkuar me njëra tjetrën.

Në fund shtoni tek mikseri 1 ose 2 të bardha vezësh në varësi të sasisë së salcës që dëshironi të përgatisni e më pas përzieni përsëri.

Përzierja duhet të vazhdojë derisa salca të arrijë një dendësi të ngjashme me atë të majonezës.

Kur të jetë gati vendoseni në një enë të posacme për salca dhe ruajeni të mbyllur në frigorier ose konsumojeni menjëherë.

Shërbejeni me pjata mishi, siç është pula apo mishi i kuq.

Një mënyrë e mirë e shijimit të kësaj salce do të ishte lyerja e bukës së thekur.

Gjithashtu mund ta shtoni tek sallatrat e ndryshme në formën e salcës.

Ruajeni të mbyllur në frigorifer, për jo më shumë se një javë./AgroWeb.org

The post Salca Plot Shije me Hudhra, Vaj Ulliri e Limon – Mësoni si Përgatitet appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.