Mbytet anija me emigrantë në brigjet greke, mes viktimave edhe dy fëmijë të mitur
Dy fëmijë tre dhe pesë vjeç, si dhe dy gra, ishin emigrantët që u gjetën të vdekur në mbytjen e anijes që ndodhi të martën vonë në Kos të Greqisë. Ngjarja tragjike ndodhi kur anija me 30 persona u mbyt. Sipas Rojës Bregdetare, rënia e tyre ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimi i […]
Dy fëmijë tre dhe pesë vjeç, si dhe dy gra, ishin emigrantët që u gjetën të vdekur në mbytjen e anijes që ndodhi të martën vonë në Kos të Greqisë.
Ngjarja tragjike ndodhi kur anija me 30 persona u mbyt.
Sipas Rojës Bregdetare, rënia e tyre ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimi i operatorit të anijes.
Katër trupat që u nxorën nga zona detare e Psalidit, së bashku me të shpëtuarit, u dërguan në tokë, ku ndodheshin autoambulancat dhe mjetet e rojës bregdetare.
Deri më tani janë shpëtuar 27 emigrantë, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e ndonjë personi të zhdukur.
What's Your Reaction?