Në burg për vepra të turpshme, ndërron jetë 73-vjeçari në Vlorë
Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Policia njofton se ai kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa ndërroi jetë në spitalin
Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të mërkurë. Policia njofton se ai kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe shëndetësore.
“Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.”, thuhet në njoftim.
73-vjeçari vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”/vizionplus.tv
What's Your Reaction?