E sinjalizoi ish-deputeti, kapet një tjetër person për magazinën me kanabis në Selitë
Një tjetër i ndaluar për magazinën me kanabis që u zbulua në Selitë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Klestjan Hala, 36 vjeç. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 36-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor me grupin e kultivimit të kanabisit. Godina e vjetër, ishte kthyer në shtëpi bari të mirëfilltë, teksa aktiviteti kriminal u […]
Një tjetër i ndaluar për magazinën me kanabis që u zbulua në Selitë. Sipas burimeve, në pranga ka rënë shtetasi Klestjan Hala, 36 vjeç. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se 36-vjeçari ka qenë bashkëpunëtor me grupin e kultivimit të kanabisit. Godina e vjetër, ishte kthyer në shtëpi bari të mirëfilltë, teksa aktiviteti kriminal u sinjalizua nga ish-deputeti i PD-së Halit Valteri.
Sipas edhe një njoftimi zyrtar nga Policia, arrestimi i 36-vjeçarit është në kuadër të një operacioni të mëparshëm ku janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Teksa, Klestjan Hala, 36 vjeç, banues në Tiranë do të përballet me akuzën për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/25 i Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Vijon operacioni policor i koduar “Tuneli”.
Ndalohet një 36-vjeçar i dyshuar i përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në Selitë.
Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë arrestuar 7 shtetas dhe janë sekuestruar 193 bimë kanabisi të kultivuara në vazo, 100 bimë të thara të futura nëpër thasë dhe sende që shërbejnë për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.
Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Policinë Shkencore, ka vijuar punën për identifikimin e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në një magazinë në rrugën “Hamdi Pepa”.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, u identifikua dhe ndalua shtetasi K. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 284/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
What's Your Reaction?