Cironka me Mente – Receta që Duhet të Provoni

Cironkat janë peshq të vegjël të parrtiur mirë të cilët përdoren gjerësisht në kuzhinën vendase. Më se shumti recetat me cironka i gjeni në juglindje të vendet në zonën e Pogradecit. Një të tillë AgroWeb.org j’ua sugjeron ta përgatisni edhe në shtëpitë tuaja. Mësoni më poshtë recetën e cironkave me shije mente sipas këshillave të […] The post Cironka me Mente – Receta që Duhet të Provoni appeared first on AgroWeb.

Tetor 16, 2024 - 13:45
 0
Cironka me Mente – Receta që Duhet të Provoni
Reklamë
Reklamë

Cironkat janë peshq të vegjël të parrtiur mirë të cilët përdoren gjerësisht në kuzhinën vendase.

Më se shumti recetat me cironka i gjeni në juglindje të vendet në zonën e Pogradecit.

Një të tillë AgroWeb.org j’ua sugjeron ta përgatisni edhe në shtëpitë tuaja.

Reklamë
Reklamë

Mësoni më poshtë recetën e cironkave me shije mente sipas këshillave të AgroWeb.org

Përbërësit

100 gr miell

1 kg cironka të freskëta (peshk i vogël)

2 lugë vaj ulliri

1 thelpinj hudhër

125 ml uthull

2 lugë gjethe mente

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete si fillim pastroni dhe qëroni cironkat e freskëta.

Pasi të jenë të pastra, thajini me një letër kuzhine dhe vazhdoni me përgatitjen.

Hidhni miellin në një pjatë, lyeni peshqit nga të dyja anët me miell dhe vendosini të skuqen në një tigan derisa të marrin ngjyrë të artë.

Vendosini sërish në letër kuzhine që të hiqni vajin, shtoni pak kripë e ndërsa në një tigan tjetër skuqni hudhrën me pak vaj.

Lërini për 2 minuta dhe shtoni uthullën dhe më pas menten duke i përzier përreth 3-4 minuta të tjera.

Pasi të keni formuar salcën me shije mente shtojeni tek cironkat tuaja të cilat duhet t;i keni vendosur në një pjatancëtë pastër.

Sipas dëshirës mund ta konsumoni direct ose ta mbani në frigorifer për të paktën 3 orë në mënyrë që ta konsumoni të ftohtë.

Këtë recetë mund ta vendosni në meset e tryezave tuaja duke e shoqëruar edhe me salca të tjera të ndryshme./AgroWeb.org

The post Cironka me Mente – Receta që Duhet të Provoni appeared first on AgroWeb.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.