Macron bisedë të tensionuar me Netanyahun: Izraeli finalizon planin për sulmin kundër Iranit
Plani i Izraelit për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati. Burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN bëjnë të ditur se plani është drejt finalizimit por pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas një burimi të CNN, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë siguruar SHBA-në se një kundërsulm ndaj Iranit […]
Plani i Izraelit për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit të 1 tetorit është gati. Burime konfidenciale për median e njohur amerikane CNN bëjnë të ditur se plani është drejt finalizimit por pa dhënë detaje të mëtejshme. Sipas një burimi të CNN, zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë siguruar SHBA-në se një kundërsulm ndaj Iranit do të kufizohej në objektiva ushtarake dhe jo në objekte të naftës ose ato bërthamore. Irani lëshoi dhjetëra raketa drejt Izraelit në hakmarrje për vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe të tjerëve. Netanyahu ishte zotuar se Irani do të “paguante” për sulmin.
Reagim të ashpër, Izraeli pati edhe kundër Francës dhe Presidentit të saj, Emmanuel Macron. Zyra e shtypit e Benjamin Netanyahut ka bërë të ditur se, Izraeli është kundër një “armëpushimi të njëanshëm” në luftën e tij me Hezbollahun. Telefonata mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit francez Emmanuel Macron vjen pasi tensionet janë përshkallëzuar mes dy liderëve pas thirrjeve të Macron për t’i dhënë fund eksporteve të armëve në Izrael dhe për të arritur një armëpushim në Liban dhe Gaza.
Netanyahu i bëri të qartë Macronit “se Izraeli nuk do të pranojë asnjë marrëveshje” që e ndalon atë të veprojë kundër Hezbollahut për të parandaluar kërcënimet ndaj banorëve të Izraelit verior, tha zyra e tij. Pallati Elysee tha se Macron e paralajmëroi Netanyahun se një konflikt rajonal “do të kishte pasoja shkatërruese për popullsinë dhe për sigurinë ndërkombëtare” dhe përsëriti nevojën për një armëpushim.
Sakaq, Ahmad Kahil, kryebashkiaku i qytetit jugor të Libanit, Nabatieh, u vra në një sulm izraelit në ndërtesën e bashkisë së qytetit të mërkurën në mëngjes, njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit. Disa punëtorë komunalë, duke përfshirë zyrtarin për media të komunës, Mohammad Salim Bitar, u vranë gjithashtu, tha NNA. Ministria libaneze e shëndetësisë tha në një deklaratë më herët se të paktën pesë persona u vranë pasi një sulm ajror izraelit goditi ndërtesën e komunës.
/a.r
What's Your Reaction?