Dy goditje në hundë, Keidi Bare përfundon në spital

Rikthimi në fushën e blertë pas një dëmtimi muskulor nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Keidi Baren. Mesfushori kuqezi u

Tetor 17, 2024 - 23:20
 0
Dy goditje në hundë, Keidi Bare përfundon në spital
Reklamë
Reklamë

Rikthimi në fushën e blertë pas një dëmtimi muskulor nuk ka qenë më i miri i mundshëm për Keidi Baren. Mesfushori kuqezi u aktivizua titullar në ndeshjen që Real Zaragoza luajti në transfertë përballë Tenerife.

Skuadra baske ia doli të triumfonte me rezultatin 2-3 dhe tahsmë me 16 pikë në 9 ndeshje renditet e dyta në Segunda Division me premisa për tu ngjitur në La Liga.

Suksesi i skuadrës u sfumua nga frika për Baren, i cili u zëvendësua në minutën e 60’ të sfidës sepse pësoi një dëmtim në hundë pasi u godit me takë nga një futbollist kundërshtar.

Reklamë
Reklamë

Mesfushori shqiptar pësoi hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjet deri në pushimin mes pjesëve.

Ai zbriti në fushë edhe për 15 minuta në pjesën e dytë, por hemorragjia i është përsëritur në stërvitjen e së mërkurës me klubin.

Mediat spanjolle raportojnë se një tjetër përplasje me shokët e skuadrës në fund të seancës përgatitore të mëngjesit në Ciudad Deportiva, u mbyll me një goditje në hundë, e cila ka bërë që Bare të përfundojë i gjakosur.

Për shkak të pamundësisë së ndalimit të rrjedhjes së gjakut, mjekët e Zaragozës kanë vendosur ta transportojnë futbollistin për në spital.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.