Performanca fiskale për 9-mujorin 2024, të ardhurat dhe shpenzimet në rritje
Ministria e Financave ka bërë të ditur se të ardhurat totale për periudhën janar-shtator 2024 arritën në 528.4 miliardë lekë, duke përfaqësuar 99.6% të planit dhe një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin e kaluar. Mbledhja e të ardhurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave u realizua në vlerën 460 miliardë lekë, 10% […]
Ministria e Financave ka bërë të ditur se të ardhurat totale për periudhën janar-shtator 2024 arritën në 528.4 miliardë lekë, duke përfaqësuar 99.6% të planit dhe një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin e kaluar. Mbledhja e të ardhurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Doganave u realizua në vlerën 460 miliardë lekë, 10% më shumë se në 9-mujorin 2023.
Të ardhurat doganore arritën në 171 miliardë lekë, një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa TVSH në import kontribuoi me 115 miliardë lekë. Akciza dhe taksat doganore gjithashtu shënuan rritje, respektivisht 9.5% dhe 7% më shumë, shkruan A2.
“Tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale ishin gjithashtu në rritje, duke shënuar përkatësisht një rritje prej 13.7% dhe 11.8% krahasuar me vitin 2023. Rimbursimet e TVSH-së u rritën me 31%.
Në anën e shpenzimeve, ato publike arritën në 459 miliardë lekë, me një realizim prej 95.1% të planit dhe një rritje prej 7.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shpenzimet korente u rritën me 8.4%, ndërsa ato kapitale arritën në 47.7 miliardë lekë.
Këto rezultate reflektojnë një performancë të fortë fiskale, duke treguar rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe disiplinë në shpenzime”, thuhet në njoftimin e Financave.
What's Your Reaction?