Petanik me Pulë – Nga më të Mirat e Traditës
Petaniku është traditë kryesisht e jugut të Shqipërisë, konkretisht zonës së Korçës, por sot ai gatuhet gjerësisht edhe nga amvisat në të gjitha zonat e vendit. Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse. Ai mund të shoqërohet mjaft mirë me sallata turshie të ndryshme, […] The post Petanik me Pulë – Nga më të Mirat e Traditës appeared first on AgroWeb.
Petaniku është traditë kryesisht e jugut të Shqipërisë, konkretisht zonës së Korçës, por sot ai gatuhet gjerësisht edhe nga amvisat në të gjitha zonat e vendit.
Petaniku kërkon pak mund dhe durim në përgatitje, shumë pak përbërës por shija që të ofron është marramendëse.
Ai mund të shoqërohet mjaft mirë me sallata turshie të ndryshme, sallata të stinës të lehta, salcë kosi apo djathë etj.
AgroWeb.org u sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së petanikut me pulë krejt lehtë në shtëpi.
Përgatitja e Petanikut me Pulë
Për brumin
- 500gr miell
- 250 ml ujë i vakur
- vaj ulliri
- kripë
Për mbushjen e pulës
- 1 pulë e vogël
- ½ l qumësht
- 4 kokrra vezë
- Kripë
- Dy lugë vaj ulliri ose 50 gr gjalpë të freskët
- Piper
Përgatitja e Brumit
Në një tepsi hedhim miellin. Hapim një gropë në mes dhe një lugë kripë ndërsa nisim të shtojmë ujin e vakur duke e punuar brumin me dorë.
E punojmë me duar derisa të krijohet një masë kompakte në formën e brumit për byrek.
Brumin e ndajmë në 15 kuleçë të vegjël dhe secilin prej kuleçëve e hapim në petë të mëdha.
Secilën prej petëve e shtrojmë në një tepsi dhe e fusim për pjekje në furrë por pa i lënë të thahen.
Duhet të kujdesemi që petët të mbeten të buta dhe të palosen lehtë. Kështu veprojmë me të gjitha petët.
Përgatitja e Mbushjes me Pulë
Si fillim pulën e pastrojmë me ujë të rrjedhshëm dhe e vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të zjejë.
Më pas, lëngun e pulës e heqim mënjanë dhe mishin e zjerë e ndajmë në copa të vogla dhe i përzjejmë më qumështin dhe vezët derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.
E rregullojmë me kripë dhe piper.
Përgatitja e Petanikut
Përmes një furçe kuzhine lyejmë tepsinë me vaj ulliri.
Shtrojmë petën e parë dhe e spërkasim me disa pika vaj ulliri.
Më poshtë, shtrojmë petën e dytë e spërkasim gjithashtu me pak vaj ulliri.
Vijojmë edhe me të tretën e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë duke e shtrirë në të gjithë sipërfaqen e petës.
Vijojmë sërish me shtrimin e dy petëve duke i spërkatur me pak vaj ulliri e më pas hedhim pak nga mbushja me pulë.
Petët e pjekura kur i shtrojmë i spërkasim edhe pak nga lëngu i pulës.
Vijojmë me rradhë deri në fund , ku petanikun e mbulojmë me dy petat e fundit dhe përkasim me vaj ulliri si dhe me lëngun e pulës.
E fusim në furrë të ngrohur më parë në temperaturë 180 gradë dhe e lëmë të piqet derisa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të hapur nga të dyja anët./AgroWeb.org
The post Petanik me Pulë – Nga më të Mirat e Traditës appeared first on AgroWeb.
What's Your Reaction?