Ëndrrat realizohen javën e ardhshme, Horoskopi premton ngjarje të bukura për shenjat
Java e ardhshme parashikohet të jetë mjaft pozitive për të marrë rezultate të mira nëse ruajnë vetëkontrollin. Parashikimi i astrologes së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri sjell lajme të mira për shanse e përfitime financiare, por edhe realizimin e ëndrrave. Astrologia thotë se më të favorizuarat janë shenjat e ujit: Gaforrja, Peshqit […]
Java e ardhshme parashikohet të jetë mjaft pozitive për të marrë rezultate të mira nëse ruajnë vetëkontrollin. Parashikimi i astrologes së programit “Shije Shtëpie” në Tv Klan, Chrysanthi Kalogeri sjell lajme të mira për shanse e përfitime financiare, por edhe realizimin e ëndrrave. Astrologia thotë se më të favorizuarat janë shenjat e ujit: Gaforrja, Peshqit dhe Akrepi si edhe të tokës: Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi.
Chrysanthi Kalogeri: Data 21-22 janë dy ditë shumë të mira, mund të bëjmë bisedat e duhura, mund të vendosim në baza të forta jetën shoqërore ose personale, lidhje, bashkëpunime me perspektivë. Duhet të jemi të kujdesshëm pasi ka një nervozizëm të brendshëm dhe nëse projektet tona hasin pengesa, atëherë nuk duhet të reagojmë, por të lëmë kohë dhe të veprojmë nga e enjtja e tutje. Nga data 23-26, por edhe në përgjithësi gjithë java, do të gjejmë idetë e duhura që i shërbejnë aktivitetit tonë, zgjidhje për pronën, sferën financiare dhe familjen. Të dielën dhe të hënën kujdes në shpenzimet e tepërta, vështirësitë në marrëdhëniet financiare dhe personale sepse mund të kemi tronditje. Nga e shtuna e deri në fund të muajit është periudhë që do të duam të ikim nga realiteti, t’i bëjmë bisht punës e disiplinës, por nga ana tjetër është periudhë ku mund të kemi ndihmë, të realizojmë ëndrra, të udhëtojmë. Më të favorizuarat janë shenjat e ujit të lindura në 10-ditëshin e tretë dhe shenjat e tokës. Është periudhë shumë e mirë për të manifestuar e kërkuar.
Dashi – Është një javë shumë e rëndësishsme dhe në datën 21-22 mund të kontakotni me njerëz më të rëndësishëm, me eprorët ose prindërit tuaj ku do të gjeni mbështetje dhe zgjidhje të çështjeve praktike të jetës së përditshme që do të rrisin financat tuaja, zgjidhje ekonomike për rritjen e të ardhurave. Të lidnurit në ditët e fundit të shenjës të jenë të kujdesshëm, të mos bini ndesh me njerëz më lart, merrni kohë dhe veproni nga e enjtja. Të dielën e të hënën kini kujdes në marrëdhëniet personale, ndërsa java premton zgjidhje, ide që do të sjellinm përfitime prone ose në një çështje familjare. Gjeni kohën të çlodheni dhe të qëndroni me njerëzit e dashur.
Demi – Një periudhë shumë e mirë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, do të keni shanse në gjithë javën dhe sidomos në datën 21-22 do të keni kontakte që do të përforcojnë bisedat tuaja, do ta bëjnë një lidhje më serioze ose mund të keni një takim lidhur me këtë aspekt apo të gjeni njerëz që mbështesin qëllimet dhe synimet tuaja. Në gjithë javën, do të favorizoheni për zgjerimin e rrjetit shoqëror, por duhet të jeni në aktivitet të vazhdueshëm për të bërë kontakte. Nga e shtuna e deri fillimin e javës tjetër duhet të fokusoheni në këtë pikë, të bëni një aktivitet me shumë njerëz ose një udhëtim me miq e të dashur. Të dielën dhe të hënën mos hyni në marrëveshje financiare me miqtë, mos merrni e jepni para.
Binjakët – Një periudhë shumë e mirë për përditshmërinë tuaj dhe në datën 21-22 do të gjeni mënyrën për të organizuar punën tuaj, të vlerësoheni, të përforconi pozitat në punë ose të keni një ngritje, të gjeni mbështetje nga prindërit nëse keni një plan për sferën profesionale. Ata që janë në kërkim, mund ta gjejnë dhe do të jetë një punë me stabilitet. Gjithë java premton mbështetje reale financiare dhe psikologjike në realizimin e atyre që dëshironi. Kujdes në fillim të javës nga një nervozizëm i brendshëm në marrëdhëniet tuaja personale. Në këto të fundit, të lindurit të ditët e para të qershorit, duhet të jenë shumë të kujdesshëm të dielën që vjen. Nga e shtuna e deri në fillim të javës do të shpërbleheni për mundin, punën dhe do të keni përfitime financiare aty ku s’e prisni.
Gaforrja – Një periudhë shumë e mirë për ju, në datat 21-22 dhe në përgjithësi nga data 23 e për një muaj, do të jetë shumë mirë për jetën eprsonale, emocionale, planet, të bëni bashkëpunim për përfitime të mira dhe gëzime nga fëmijët. Është periudhë që mund të udhëtoni. Keni kaluar një periudhë që nuk do të mbarojë ku ndiheni të ngarkuar, me nervozizëm, të nxituar megjithatë është periudhë që duhet të përfitoni sidomos nga e shtuna e në fillim të javës. Një plan, një ëndërr për të ardhmen mund të realizohet dhe të shihni që gjithçka keni ëndërruar ose shpresuar, pak nga pak të marrin formë. Është periudhë frymëzimi që duhet ta shfrytëzoni, ta hidhni në letër, ta bëni vepër. Më të kujdesshëm në përditshmëri, shumë të përpiktë nga ana ligjore të dielën dhe të hënën që vjen, nëse dilni mos lini makinën ku nuk lejohet. Shumë të kujdesshëm të lindurit në dy ditët e fundit të shenjës për datat 21-22 për probleme që kanë të bëjnë me çështje familjare. Është një periudhë shumë e mirë për të dalë, të takoheni me miq, të zgjeroni rrjetin social dhe të jeni të kujdesshëm me shpenzimet.
Luani – Një periudhë e rëndësishme për planet tuaja financiare, takimet që do të bëni në datat 21-22 edhe pse mund të jenë në privatësi, do t’i shërbejnë rritjes së të ardhurave tuaja. Do të vijnë para nga një burim që keni marrë edhe herë tjetër. Kujdes nga kekquptimet në këto dy ditë sepse ndryshe mund t’i thoni gjërat dhe ndryshe t’i marrin të tjerët. Do të keni mbështetje dhe ide që do ta çojnë punën tuaj në një nivel tjetër ku do të përmirësoheni gjatë gjithë javës. Nga e shtuna e deri në fillim të javës kaloni bukur, gjeni mënyrën për t’u çlodhur dhe kërkoni ndihmë. Të dielën e të hënën, më të kujdesshëm në marrëdhëniet erotike, me fëmijët dhe me shpezimet që mund të bëni për të kaluar bukur.
Virgjëresha – Një periudhë e mirë për jetën personale, bashkëpunimet ku në fillim të javës do të keni takime që duhet të shkoni, do të përfocojnë pozitat tuaja profesionale ndërsa nga e hëna mund të afroheni me të dashurin, të bëni një udhëtim të vogël për marrëdhënien dhe të takoni persona nga e kaluara apo të rinj që do ta vënë marrëdhënien në një bazë më të stabilizuar. Gjithë java dhe fillimi i saj favorizon marrëdhëniet personale, mjaft mos të idealizoni personin. Më të kujdesshëm të lindurit në fillim të shtatorit me marrëdhëniet personale të dielën dhe të hënën që vjen.
Peshorja – Është momenti të fokusoheni në përditshmëri, organizimin sa më të mirë të saj pasi data 21-22 do t’ju japin rritje të të ardhurave dhe përfitim. Më të kujdesshëm këto dy ditë dhe në fillim të javës të lindurit në ditët e fundit të shenjës në probleme që keni pasur në familjen tuaj ose me pronën sepse do të vijnë drejt zgjidhjes. Nga e shtuna e deri në fillim të javës që vjen, keni shanse shumë të mira për të kanalizuar punën në një drejtim që do të sjellë rritjen e të ardhurave. Të dielën dhe të hënën kujdes në komunikim, përditshmëri dhe ata që janë pjesë e saj.
Akrepi – Një periudhë shumë favorizuese për jetën tuaj personale, erotike duke filluar që nga data 21-22 e veçanërisht nga data 23 e tutuje që ju fut në ditëlindjen tuaj. Është një periudhë që duhet ta shfrytëzoni në maksimum për jetën personale dhe pjesën që ka të bëjë me krijimtarinë, biznesin, iniciativat që doni të ndërmerrni. Këtë javë mhund të udhëtoni, të afroheni me të dashurin, të realizoni një plan për të ardhmen dhe një ëndërr ose vepër juaja të marrë formë e të realizohet. Kujdes në sferën financiare të dielën dhe të hënën që vjen.
Shigjetari – Gjatë kësaj jave dhe në datat 21-22 mund të gjeni zgjidhje dhe mbështetje për jetën personale që ju ka shqteësuar psikologjikisht, jetën familjare ose çështje që lidhen me shtëpinë e familjen. Java premton zgjidhje praktike të gjërave që ju preokupojnë në përditshmëri e punë. Do të keni ndihmë dhe mbështetje për t’i zgjidhur këto çështje që do të funksionojnë edhe në sferën financiare. Nga e shtuna e deri në fillim të javës tjetër do të gjeni mbështetjen për një problem familjar që mund të jetë financiar e ku do të ndikojë pozitivisht në çështjet që kanë të bëjnë me familjen ose shtëpinë. Kujdes me marrëdhëniet familjare apo të çdo lloji të dielën dhe të hënën që vjen.
Bricjapi – Periudhë shumë pozitive dhe fillimi i javës premton takime kokë më kokë me njerëz të rrjetit social, miq e shokë që do t’i shërbejnë punës tuaj, qëllimeve, përditshmërisë dhe organizimit më të mirë të saj. Periudha është erotike veçanërisht në datën 23-26 ku takime të papritura e të këndshme ose me bashkëpunëtorë do të ndikojnë në jetën profesionale apo edhe erotike e pozitive. Kujdes të lindurit në dy ditët e fundit të shenjëës në datën 21-22 dhe do të keni takime të fshehta që duhet të jeni të kujdesshëm në mënyrën si do të komunikoni, premtimet, gjërat që do të diskutoni të dielën dhe të hënën që vjen.
Ujori – Kjo javë dhe në përgjithësi datat 22-23 ju sjell përfitime financiare nga puna juaj, por edhe mbështetje nga njerëz që ju kanë premtuar në lidhje me rritjen e të ardhurave. Fundi dhe fillimi i javës që vjen do të sjellë rritjen e të ardhurave nga puna dhe kontaktet. Deri në fund të javës do të keni ide dhe zgjidhje në lidhje me çështje që ju preokupojnë për pronën dhe familjen. Të dielën dhe të hënën më të kujdesshëm në shpenzimet që do të keni për t’u paraqitur diku. Lekët që do të shpenzoni në fund të javës do t’ju mungojnë diku.
Peshqit – Një periudhë shumë e mirë që frymëzimin, idetë dhe fanttazinë mund ta bëni ralitet. Do të promovoni e reklamoni punën tuaj, të bëni plane më afatgjata për të ardhmen që prej fillimit të kësaj jave. Do të afroheni me të dashurit, t’i jepni formë një mendimi ose fantazie. Kujdes në sferën financiare dhe ato që do të bisedoni në datën 21-22, nëse diçka s’ju pëlqen,mos u përgjigjni menjëherë, merrni kohën, mendohuni dhe mund të veproni më pas. Kujdes të dielën e të hënën me njerëz që janë më lart se ju, mund të kërkoni diçka dhe mos të realizohet. Kujdes me jetën personale se mund të keni një prishje provizore të marrëdhënies dhe dashurisë.
/a.r
What's Your Reaction?