Fëmijë të prekur nga virozat dhe Covid, mjekja: Është e pazakontë për këtë periudhë të vitit

Stina e vjeshtës këtë vit është shoqëruar gjerësisht me viroza, të cilat prekin kryesisht fëmijët. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja pediatre Sonila Brati thotë se me rikthimin e fëmijëve në ambientet e shkollës është parë një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve nga këto viroza. Teksa foli për […]

Tetor 19, 2024 - 09:30
 0
Fëmijë të prekur nga virozat dhe Covid, mjekja: Është e pazakontë për këtë periudhë të vitit
Reklamë
Reklamë

Stina e vjeshtës këtë vit është shoqëruar gjerësisht me viroza, të cilat prekin kryesisht fëmijët. E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, mjekja pediatre Sonila Brati thotë se me rikthimin e fëmijëve në ambientet e shkollës është parë një rritje e ndjeshme e numrit të të prekurve nga këto viroza.

Teksa foli për shkaqet, ajo shtoi se është e pazakontë prezenca kaq e shtuar e virozave në këto muaj të vitit, pasi në kushte normale ato janë më prezentë gjatë stinës së dimrit, kryesisht gjatë muajve Janar dhe Shkurt.

Sonila Brati, mjeke pediatre: Jemi në një situatë të ngarkuar virozash dhe mund të them që kur kanë nisur shkollat, çerdhet apo dhe kopshtet, që fëmijët janë me kapacitet të plotë. Ne kemi në fakt një rikthim goxha të shtuar të të prekurve dhe të fëmijëve që paraqiten tek ne, por nuk janë vetëm fëmijët. Dua të them që janë një popullatë më e gjerë, pasi preken prindërit për shkak të fëmijëve apo e gjithë familja. Kjo javë ka qenë ë vështirë sepse kemi pasur simptoma të rënda ndonjëherë që ka qenë temperaturë e lartë 39 apo 40. Ndonjëherë fëmijët janë dashur që të shtrohen në spital dhe të ndiqen atje. Infeksione bakteriale pa shkak, nuk ka një shkak se nga se vjen realisht kjo temperaturë. 3 janë problematikat që ne hasim këto ditë, janë infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore, ndryshime të temperaturave, luhatje të temperaturave mëngjeseve dhe darkave bën që fëmijët të djersiten të dalin shpesh herë me krah të shkurtra dhe kjo bën një rikthim të shpeshtë të virozave. Problemet më të mëdha që ne kemi parë këto ditë dhe që bëjnë temperatura të larta janë kryesisht problemet me bajamet e qelbëzuara, janë dominuese infeksionet e rrugëve të poshtë respiratore. Ndryshe nga vitet e kaluara që përgjithësisht janë në periudhën e Janar-Shkurtit. Ne në këto ditë kemi pasur shumë laringite, pra kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje ndonjëherë tek fëmijët e cila ka zgjatur me ditë. Deri në rastet e pneumonive të komplikuara dhe gastroenteritet, virozat që janë me diarre dhe me të vjella janë totalisht të pazakonta për këtë kohë, pavarësisht se ne po shohim temperatura shumë të larta për Tetorin. Mendoj se një nga faktorët kryesorë që i favorizon janë edhe temperaturat.

Reklamë
Reklamë

Më tej mjekja pediatre shtoi se përveç virozave, problematikë ka qenë dhe Covid-19. Sipas saj në spitale shtroheshin shumë fëmijë të cilët për një kohë të gjatë ishin të prekur nga Covid.

Rudina Magjistari: Ndërkohë që dëgjuam dhe raste të covid-it, a janë prezente? Sa i hapur ka qenë tek fëmijët e vegjël dhe është aktualisht.

Sonila Brati, mjeke pediatre: Covid-i në fakt ka që nga periudha e fund Qershorit që qarkullon në vendin tonë. Periudha e Shtatorit dhe Tetorit ka bërë një rikthim. Ne kemi raste të fëmijëve që vijnë vetëm me temperaturë dhe ndërkohë nuk shohim asnjë lloj simptome tjetër, pra mund të mos kenë as kollë, as dhimbje fyti dhe asgjë tjetër. Ndonjëherë ankohen vetëm për dhimbje koke dhe ka qenë një nga shenjat klasike tek fëmijët. Kur ne bëjmë ekzaminimet shohim që një fëmijë ose mund të jetë aktiv me Covid ose mund të ketë kaluar Covid-19. Kemi pasur raste tek fëmijët që kanë pasur një periudhë Covid shumë të gjatë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.