Shtohet me 9% numri i automjeteve, shqiptarët besnikë ndaj markave gjermane
INSTAT ka publikuar të dhënat e transportit rrugor. Numri total i mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton 867 765 mjete në vitin 2023 nga 796438 mjete të regjistruar në 2022, duke shënuar një rritje me 9 %. Ajo çfarë bie në sy është mosha e madhe e flotës së automjeteve […]
INSTAT ka publikuar të dhënat e transportit rrugor. Numri total i mjeteve rrugore që qarkullojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë rezulton 867 765 mjete në vitin 2023 nga 796438 mjete të regjistruar në 2022, duke shënuar një rritje me 9 %.
Ajo çfarë bie në sy është mosha e madhe e flotës së automjeteve në vendin tonë, ku rreth 49.5% e mjeteve kanë një moshë mes 11 dhe 20 vitesh dhe 42.1 % mbi 20 vite.
“Ne nuk kemi fuqi ekonomike të blejmë makina të tilla dhe ne nuk i mirëmbajmë makinat”, tha eksperti i sigurisë rrugore, Gëzim Hoxha.
Por çfarë tregon kjo për aftësinë e institucioneve për të mbikëqyrur gjendjen teknike të automjeteve?
“Ne nuk na funksionojnë mirë serviset dhe doganat, ku askush nuk ushtron kontroll mbi to. Goma që hyjnë në dogana janë 80 % kauçuk. As serviset dhe as gomat ne nuk i kemi në standard”, tha eksperti.
Të dhënat flasin për një përqendrim të automjeteve në qarkullim në kryeqytet, ndërkohë që të gjithë qytetet e vendit kanë shtuar flotën e tyre.
Sa i përket trafikut, eksperti shprehet se është koha që të ndërmerren strategji për reduktimin e numrit të mjete në qarkullim.
Ndërkohë raporti konstaton se shqiptarët vazhdojnë të mbeten besnikë ndaj markave gjermane të mjeteve, që aktualisht zënë më shumë se 52 % të automjeteve në qarkullim.
/a.r
What's Your Reaction?