Vdiq 10 ditë pas vaksinimit, autoritetet italiane njohin lidhjen shkakësore të vaksinës për vdekjen e 35-vjeçarit
Tre vite pasi një 35-vjeçar italian iu nënshtrua administrimit të dozës së parë të vaksinës Astrazeneca dhe më pas humbi jetën, Komisioni Mjekësor Ushtarak i Mesinës (CMO) njohu lidhjen shkakësore midis administrimit të vaksinës anti-Covid-19 dhe vdekjes së tij. Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari nga Agrigento, i cili ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, në […]
Tre vite pasi një 35-vjeçar italian iu nënshtrua administrimit të dozës së parë të vaksinës Astrazeneca dhe më pas humbi jetën, Komisioni Mjekësor Ushtarak i Mesinës (CMO) njohu lidhjen shkakësore midis administrimit të vaksinës anti-Covid-19 dhe vdekjes së tij.
Mediat italiane raportojnë se 35-vjeçari nga Agrigento, i cili ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, në prill 2021 mori dozën e parë të vaksinës Astrazeneca dhe vdiq 10 ditë pas vaksinimit, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Autopsia ka rezultuar se vdekja ka ndodhur për shkak të miokarditit. Raporti i CMO-së iu dërgua Ministrisë së Shëndetësisë në Romë, e cila njohu lidhjen shkakësore dhe urdhëroi pagesën e një kompensimi për të venë.
“Është një rezultat i rëndësishëm që i hap rrugën njohjes së dëmit të shkaktuar nga vaksinimi kundër Covid-it” tha avokati Angelo Farruggia, po ndihmon gruan, duke komentuar njohjen e lidhjes shkakësore nga Komisioni Ushtarak Mjekësor i Messina.
“Shumë të dëmtuar pas administrimit të vaksinës nuk janë në gjendje të kenë diagnoza të caktuara dhe për këtë arsye detyrohen të bëjnë vizita të vazhdueshme të specializuara me paratë e tyre. Njohja e lidhjes shkakësore i hap rrugën edhe veprimit dëmshpërblyes ndaj prodhuesve të vaksinave dhe vetë Ministrisë së Shëndetësisë” përfundon avokati.
/a.r
What's Your Reaction?