Theu xhamin e dritares së të moshuarës për ta përdhunuar, arrestohet 62-vjeçari në Ersekë
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Ersekës, pasi dyshohet se theu xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë. “Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin […]
Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Ersekës, pasi dyshohet se theu xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë.
“Komisariati i Policisë Kolonjë arrestoi në flagrancë shtetasin A. P. 62 vjeç, banues në fshatin Psar, Ersekë. Ky shtetas dyshohet se ka thyer xhamin e dritares së banesës të një 75-vjeçareje dhe ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë”, njofton Policia.
Ndërkohë për një 34-vjeçar nga fshati Buçimas i Pogradecit ka nisur procedimi penal pasi ka ndërruar bravën e banesës, që i ka shituar para disa vitesh një 60-vjeçareje.
“Komisariati i Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi ky shtetas me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e banesës, që i ka shituar para disa vitesh një 60-vjeçareje”, thuhet në njoftimine policisë.
Policia njofton gjithashtu se “Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, për vlerësim për shtetasin Z. Rr., 56 vjeç, banues në fshatin Senisht, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”.
/a.r
What's Your Reaction?