Shëndeti mendor, Rreli: Të afërmit më shumë dëmtojnë, sesa ndihmojnë në terapi
Ndërgjegjësimi i personave të prekur nga shëndeti mendor është rritur por dëshira e mirë e familjarëve nuk rezulton të jetë në suportin që duhet t’u jepet këtyre personave në nevojë psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për RTSH thotë se familjarët nisur nga formimi që kanë dhe ndjeshmëria bëjnë ndërhyrje të gabuara duke I rënduar […]
Ndërgjegjësimi i personave të prekur nga shëndeti mendor është rritur por dëshira e mirë e familjarëve nuk rezulton të jetë në suportin që duhet t’u jepet këtyre personave në nevojë psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për RTSH thotë se familjarët nisur nga formimi që kanë dhe ndjeshmëria bëjnë ndërhyrje të gabuara duke I rënduar më shumë
“Ndërhyjnë me metoda të cilat nuk janë shumë efektive, të tipit: “Ty nuk te mungon asgjë, ti ke gjithë të mirat, ke kaluar këtë situatë”, ku personi që është në nevojë e koncepton si një paaftësi vetëm për të arritur atë fitore të pretenduar nga familjari i cili ka statusin e vet fizik-mendor dhe te mirëqenies dhe pa dashje gjykon për aftësitë që një person përball nuk i ka si të tijat, më shumë i rëndojnë se sa i ndihmojnë”, u shpreh psikiatria Arjana Rreli.
Sipas Rrelit detyra kryesore e një familjari që i rri pranë atij që vuan nga shëndeti mendor është të kuptuarit qartë të problemit dhe të mos paragjykuarit. Familjarët që janë të ndjeshëm emocionalisht dhe përfshihen edhe vetë në problematikë nuk duhet të ndërhynë fare.
“Idealja do të ishte që pa kërkuar ndihmë të mos ndërhyhet. Ata që i kuptojnë më mirë këta persona janë familjarët që e kanë kaluar vetë një situatë me shëndetin mendor. Ata në fakt kanë rezultuar të jenë edhe asistuesit më të mirë”, u shpreh Rreli.
Psikiatria Arjana Rreli këshillon të gjithë familjarët që kanë të afërm që po kalojnë një problematikë të shëndetit mendor të jenë mos ndërhyjnë kur nuk dinë dhe nuk munden pasi terapia ën shumë raste bën regres.
/a.r
What's Your Reaction?