Malaj flet për ekonominë e vendit 10 vitet e fundit: Papunësia në nivelin më të ulët historik
Përmes një prononcimi për mediat, ministri i Financave Petrit Malaj ka folur sa i takon rritjes ekonomike të vendit tonë në 10 vitet e fundit. Ai u bazua te vlerësimi që i ka bërë Shqipërisë Agjencia Ndërkombëtare Moody’s. “Prodhimi i brendshëm bruto është rritur me më shumë se dy herë, nga 9.6 miliardë euro që […]
Përmes një prononcimi për mediat, ministri i Financave Petrit Malaj ka folur sa i takon rritjes ekonomike të vendit tonë në 10 vitet e fundit. Ai u bazua te vlerësimi që i ka bërë Shqipërisë Agjencia Ndërkombëtare Moody’s.
“Prodhimi i brendshëm bruto është rritur me më shumë se dy herë, nga 9.6 miliardë euro që shënonte në fund të vitit 2013, në 24.9 miliardë euro që pritet të jetë deri në fund të vitit 2024. Edhe të ardhurat për frymë janë rritur nga 3300 euro në vitin 2013, në 10383 euro që pritet të jenë në fund të këtij viti. Prodhimi i brendshm bruto në Shqipëri është rritur me 80% në 10 vitet e fundit.
Nga ana tjetër, papunësia arriti nivelin më të ulët historik, nga 16% në fund të vitit 2013, arriti në nivelin 10.7% në fund të 2023-it. Është ndjeshëm më i ulët krahasuar me vendet e rajonit, ku shkalla e papunësisë është në nivelin 12.4%. Inflacioni mesatar gjatë periudhës 2014-2023 rezultoi 2.5%, ndërsa në rajon u llogarit në masën 3%. Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë qenë mesatarisht 8% të prodhimit të brendshëmm bruto gjatë periudhës 2013-2023. Borxhi publik gjatë 10 vjeçarit të fundit ka njohur rënie të qenësishme pavarësisht përballjes me 3 kriza. Është reduktuar me mbi 14% borxhi publik, në fund të vitit 2024 pritet të jetë 6,3%”, tha ministri.
Sipas Malajt edhe institucione të tjera ndërkombëtare e kanë vlerësuar pozitivisht Shqipërinë për uljen e borxhit.
What's Your Reaction?