Plani i Rritjes së KE për vendet e Ballkanit Perëndimor, ja vendi që do përfitojë më shumë dhe sa merr Shqipëria
Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital. European Western Balkans (EWB) shkruan se pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet […]
Të paktën gjysma e paketës së fondit të përgjithshëm të Planit të Rritjes të KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor do të mbështesë investimet në infrastrukturë, duke përfshirë transportin, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër dhe dixhital.
European Western Balkans (EWB) shkruan se pjesa e mbetur e kredive do të lirohet si mbështetje direkte për buxhetet kombëtare, thekson Komisioni Evropian, duke shpjeguar mekanizmat e shpenzimit të parave nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Fondet e para nga ky instrument financiar pritet të dalin së shpejti, pasi Komisioni Evropian të miratojë zyrtarisht Agjendat e Reformave të paraqitura nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova. Nga ana tjetër, është e pasigurt nëse Bosnja dhe Hercegovina do t’i marrë paratë në të njëjtën kohë, sepse ky vend është vonuar me miratimin e Agjendës së Reformës.
BE-ja synon të ndajë shtatë për qind të totalit të fondeve nga Plani i Rritjes për të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor që miratojnë Axhendat e Reformave të vlefshme, si parafinancim. Ky mjet, që mbulon periudhën 2024-2027, është një mekanizëm financiar i BE-së me vlerë gjashtë miliardë euro, i miratuar me synimin për të dyfishuar rritjen ekonomike të rajonit në dhjetë vitet e ardhshme.
Nga shuma totale, dy miliardë euro do të shpërndahen si grante dhe pjesa e mbetur, katër miliardë euro, në formë kredie me interesa të favorshme. Përllogaritet se Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, Shqipëria 922 milionë, Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.
Duke folur për procedurat e lirimit të fondeve nga Plani i Rritjes, Komisioni Evropian shprehet për EWB- në se “do të kushtëzohet me zbatimin e suksesshëm të Agjendave të Reformës, që mbulojnë si reformat në fushën themelore ashtu edhe reformat socio-ekonomike, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në. Komisioni”.
“Fondet në kuadër të Facilitetit duhet të lirohen sipas një plani fiks gjashtëmujor, bazuar në kërkesën për lirimin e fondeve të paraqitur nga partnerët dhe pas verifikimit nga Komisioni për përmbushjen e kënaqshme të të dyja kushteve të përgjithshme lidhur me makro- asistencë financiare, menaxhim të shëndoshë të financave publike, transparencë dhe mbikëqyrje të buxhetit dhe kushteve përkatëse të pagesës, dhe me parakushtet që përfituesit të respektojnë parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut”, thotë KE.
Komisioni Evropian shton se, në Agjendat e Reformës, “reformat ndahen në hapa sasiorë dhe cilësorë, të cilët do të shërbejnë si kushte pagese dhe çdo hap ka një afat kohor zbatimi”.
“Marrëveshjet e lehtësive dhe huasë do të përfshijnë detyrime për përfituesit për të ndërmarrë masat e duhura për të parandaluar, zbuluar dhe korrigjuar mashtrimin, korrupsionin, konfliktet e interesave dhe parregullsitë që prekin interesat financiare të Unionit, për të shmangur financimin e dyfishtë dhe për të ndërmarrë veprime ligjore për të rikuperuar fondet që janë përvetësuar, mbledhja e të dhënave adekuate për përfituesit e fondeve në kuadër të Instrumentit dhe të drejtat që duhet t’i jepen Komisionit, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) aty ku është e aplikueshme”, sqaron KE.
Së fundi, Komisioni Evropian thekson se KE-ja “mund të zvogëlojë ose rikuperojë shuma nëse preken interesat financiare të Bashkimit ose nëse përfituesit kanë shkelur seriozisht një detyrim që rrjedh nga marrëveshjet e lidhura”.
What's Your Reaction?