Shtohen rastet me kancer gjiri në Elbasan, shumica e pacienteve mbi 45 vjeçe

Në Elbasan raportohet një rritje e numrit të rasteve të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Sipas mjekëve, mosha më problematike është ajo mbi 45 vjeç. “Është e rëndësishme bërja e mamografisë sidomos pas moshës 45 vjeç. Mamografi rutinë çdo dy vite sepse është grupmosha ku ne gjejmë rastet më të shpeshta me këtë sëmundje. Jini […]

Tetor 20, 2024 - 19:25
 0
Shtohen rastet me kancer gjiri në Elbasan, shumica e pacienteve mbi 45 vjeçe
Reklamë
Reklamë

Në Elbasan raportohet një rritje e numrit të rasteve të diagnostikuara me kancerin e gjirit. Sipas mjekëve, mosha më problematike është ajo mbi 45 vjeç.

“Është e rëndësishme bërja e mamografisë sidomos pas moshës 45 vjeç. Mamografi rutinë çdo dy vite sepse është grupmosha ku ne gjejmë rastet më të shpeshta me këtë sëmundje. Jini vigjilente për të ruajtur veten tuaj të parat, ju thërras të gjitha grave sepse shëndeti jonë do të thotë shëndeti i familjes”,-tha Luljeta Vathi, mjeke.

Mamografia në spitalin e qytetit është funksionale ndërsa gjatë këtij muaji është edhe mamografia lëvizëse. Ndaj bëhet apel për kontrolle të vazhdueshme.

Reklamë
Reklamë

“Po shtohen gjithnjë e më shumë, kapja e sëmundjeve në stadet e para. Atëherë kur edhe kurabiliteti i kësaj sëmundjeje shkon deri në 99%”-tha mjekja.

Për psikologët momenti i parë është momenti kyç edhe më i vështiri.

“Momenti i parë kur diagnostikohesh me këtë sëmundje është momenti më i vështirë. Psikologu është pjesë e grupit që jep informacionin psikologjik për të përballuar këtë sëmundje”,-tha Jonida Mustafaraj, psikologia.

Në kuadër të “Tetorit rozë” që është muaji i sensibilizimit, në qendër të qytetit të Elbasan u zhvillua një aktivitet me qëllim nxitjen e vajzave dhe grave që të bëjnë mamografinë për kancerin e gjirit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.