Bonusi i fundvitit dhe skemë e re! Malaj e Gonxhja: Po punojmë fort për rritjen e pensioneve
Bonus cilësor në fundvit dhe një skemë të qëndrushme për pensionet. Këto janë dy prioritetet mbi të cilat po punon qeveria aktualisht. Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj folën sot në një bashkëbisedim me pensionistët lidhur me shqetësimet që prekin këtë kategori. Ministri i Financave deklaroi se rritja ekonomike e […]
Bonus cilësor në fundvit dhe një skemë të qëndrushme për pensionet. Këto janë dy prioritetet mbi të cilat po punon qeveria aktualisht. Kryeministri Edi Rama, Ministri Blendi Gonxhja dhe Ministri Petrit Malaj folën sot në një bashkëbisedim me pensionistët lidhur me shqetësimet që prekin këtë kategori.
Ministri i Financave deklaroi se rritja ekonomike e vendit do mundësojë që situata me pensionet të zgjidhet sa më shpejt.
“Kërkesa e parë që ka pasur kryeministri kur mora detyrën ishte adresimi i një zgjidhjeje të shpejtë e të qëndrueshme për pensionet. Është fakt se kjo kategori ka përfituar më pak nga zhvillimi ekonomik i vendit. Si unë, si ministri Gonxhja jemi angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë, rritjen e bonusit të fundvitit duke u bazuar në performancën e ekonomisë dhe kapacitetet financiare që ka vendi ynë.”
Sipas tij, indeksimi me 4.1% nuk ka lidhje me reformën që synohet në vijim.
“Ai është detyrim ligjor që ka të bëjë me indeksimin mbi rritjen e çmimeve. Qeveria Rama është plotësisht e angazhuar për një rritje sa më të shpejtë të pensioneve.”
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja tha se po punohet fort në këtë drejtim, duke vënë theksin te njohja e viteve të punës së para vitit 1994.
“Që ditën e parë që morëm detyrën ky ishte prioriteti dhe sfida numër 1. Mbi 1/5 e buxhetit të shtetit shkon direkt për pensionet. Që të na dalin llogaritë, duhet që të kishim dy deri në tre të punësuar për çdo 1 pensionist, ndërkohë që raportin e kemi 1:1. Na duhet një treg që të paguajë mirë dhe të deklarojë pagën reale. Pa shtet ligjor s’ka zhvillim e as rritje të ardhurash nga të cilat duhet të marrim për të bërë politika sociale. Po punojmë fort dhe jemi ballëlartë se jemi më pranë se kurrë që të jemi në kushtet për ta korrigjuar edhe situatën me pensionet që është hall madhor dhe i përditshëm. Rritja ekonomike na bën të flasim për bonusin shumë më cilësor këtë, njohjen automatike të viteve të punës së para vitit 1994. 40 mijë vetave do u evitojë mbi 3 mijë procese ligjore çdo vit.”
/a.r
What's Your Reaction?