“Shpërthen” në Gjykatën Speciale, Geci: Kur ka vdekur familja Jashari disa këtu janë gëzuar

“Është njeri i rrezikshëm Hashim Thaçi], se kur mendon që është në rrezik tëra i bënë. Edhe burri që ta puth dorën ai katastrofë është për ata, për shokë të vet por edhe për shoqëri është katastrofë me i lënë diçka në dorë.” Kjo është një pjesë e dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë […]

Tetor 22, 2024 - 21:30
 0
“Shpërthen” në Gjykatën Speciale, Geci: Kur ka vdekur familja Jashari disa këtu janë gëzuar
Reklamë
Reklamë

“Është njeri i rrezikshëm Hashim Thaçi], se kur mendon që është në rrezik tëra i bënë. Edhe burri që ta puth dorën ai katastrofë është për ata, për shokë të vet por edhe për shoqëri është katastrofë me i lënë diçka në dorë.”

Kjo është një pjesë e dëshmisë në Dhomat e Specializuara në Hagë të Fadil Gecit, ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në këtë rast po flet për Hashim Thaçin dhe për rastin që ka përmendur më herët se ish presidenti i kishte puthur dorën. Avokati mbrojtës i Thaçit e pyeti nëse këtë e konsideron shenjë armiqësie.

“Shenjë me i ik rrezikut, veç me dalë, ka menduar që është në rrezik e veç të dalë të ec, e kurrë më nuk më është përgjigjur, as kurrë nuk ka kërkuar të takohet me mua”, tha Geci.

Reklamë
Reklamë

Ai rikthen në vëmendje deklaratën 59 dhe nënvizon se i ka kërkuar llogari Hashim Thaçit, të cilin e akuzon se e ka shkruar dokumentin që i dëmtoi familjen, por pohon se nuk ka marrë kurrë një përgjigje, shkruan A2.

“Nuk e ka dhënë përgjigjen se ka menduar Jasharët i likuiduan, ky njerëzit e vdekur i ka dashur dhe i ka përmendur e jo të gjallët. E ne jemi të gjallët, ka menduar edhe neve të na likuidojë”, u shpreh ish-luftëtari i UÇK-së.

Avokati Luko Mishetiç e pyet ndër të tjera se a i qëndron deklaratës së kur kanë vdekur anëtarë të familjes Jashari disa këtu në sallë janë gëzuar.

“Mbasi është vdek Ademi është i mirë e nuk mund të flet, a në realitet kur janë vdek janë gëzuar. Këta nuk e besojnë po popullata le të dinë. Kur janë vdek familja Jashari disa, jo tanë, kërkoj falje se disa këtu e dinë se për cilët po them jo, janë gëzuar se janë vdekur se na ka mbet ne me u merr dhe familja Geci ishte pengesë, isha unë dhe neve na etiketuan.”

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.