Tronditet Prishtina, 4 të plagosur dhe 13 të arrestuar
Të shtëna me armë janë regjistruar pas mesditës së sotme në Prishtinë. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, A2 CNN mëson se 4 persona janë plagosur, njëri prej tyre me armë zjarri, ndërsa 3 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Policia ka arrestuar 13 persona të cilët […]
Të shtëna me armë janë regjistruar pas mesditës së sotme në Prishtinë. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, A2 CNN mëson se 4 persona janë plagosur, njëri prej tyre me armë zjarri, ndërsa 3 të tjerë janë lënduar gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta.
Policia ka arrestuar 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast, që është cilësuar si vrasje në tentativë.
Njoftim i Policisë së Kosovës
Sot rreth orës 01:20, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në mbajtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast që është cilësuar si vrasje në tentativë.
What's Your Reaction?