“Qeveria të ndajë mendjen”, shitblerja e pronave ka ngecur, kërkohet zhbllokimi i “rivlerësimit”

“Duhet të ketë një vendimmarrje. Nuk mund të ketë një neglizhencë të tillë, as po, ajo jo e as ndoshta.” Qeveria ende nuk po e ndan mendjen sa i përket hapjes së fushatës për rivlerësimin e pronave në vend. Gjashtë muaj nga depozitimi i projektligjit të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, kuvendi nuk ka asnjë afat […]

Tetor 23, 2024 - 14:25
 0
“Qeveria të ndajë mendjen”, shitblerja e pronave ka ngecur, kërkohet zhbllokimi i “rivlerësimit”
Reklamë
Reklamë

“Duhet të ketë një vendimmarrje. Nuk mund të ketë një neglizhencë të tillë, as po, ajo jo e as ndoshta.”

Qeveria ende nuk po e ndan mendjen sa i përket hapjes së fushatës për rivlerësimin e pronave në vend. Gjashtë muaj nga depozitimi i projektligjit të deputetes socialiste Blerina Gjylameti, kuvendi nuk ka asnjë afat se kur do ta miratojë dhe kur do të nisë zbatimin.

Ndërkohë agjentët e tregut, shprehen të shqetësuar për këtë amulli të krijuar, e cila po kolapson tregun në tërësi.

Reklamë
Reklamë

“Duhet një vendimmarrje. Drafti është depozituar më 15 maj. brenda 30 ditëve kohë legjislativi do duhej të kishte vendosur se çfarë të bënte me projektligjin”, tha për A2 CNN, Reinaldo Pipiria, Drejtor Ekzekutiv i NAREA.

Në pritje të futjes së projektligjit në kalendarët e komisioneve parlamentare, përfaqësues të tregut ankohen se shitblerja e pronave veçanërisht në Tiranë ka ngecur, shkruan A2. Nëse kjo vijon, sipas tyre humbjet ekonomike do të jenë të konsiderueshme.

“Vonesa në trajtimin parlamentar të këtij propozimi, mungesa e konkretizimit të tij dhe paqartësia për të ardhmen ka sjell efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut. Gjatë 5 viteve të fundit, ashtu si pjesa tjetër e tregjeve, Shqipëria ka operuar në tregun e shitësit. Me zvarritjen e trajtimit të këtij propozimi, thellohet hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij”, thekson Pipiria.

Në mesin e muajit maj, deputetja socialiste. Blerina Gjylameti depozitoi në Kuvend projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vetëm 3 për qind deri në 31 qershor 2025.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme kërkon ndërkohë që tatimi gjatë shitblerjes së pronave të ulet në vijim, raporton A2.

“Tatimi i të ardhurave nga shitja e pasurive të paluajtshme, “tatimi mbi fitimin kapital të realizuar” në masën 15% është provuar tashmë se ka disa efekte negative të drejtpërdrejta, në sektorin e Veprimtarive me Pasuritë e Paluajtshme i cili sot kontribuon 8-10% të GDP”, deklaroi Pipiria.

Në 13 vitet e fundit janë bërë 5 rivlerësime pronash dhe të gjitha kanë ndodhur përpara zgjedhjeve vendore ose të përgjithshme parlamentare, me tarifa që kanë variuar nga 1 për qind në vitin 2011 në 3 për qind dy rivlerësimet e fundit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.