Arrestohet futbollisti në Tiranë, nxirrte viza false për të huajt që kalonin në BE
Një 21-vjeçar me profesion futbollist është arrestuar në Tiranë pasi sipas policisë siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen e tyren në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së. I riu akuzohet për veprën penale “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës”, […]
Një 21-vjeçar me profesion futbollist është arrestuar në Tiranë pasi sipas policisë siguronte viza turistike të falsifikuara për shtetas të huaj, me qëllim hyrjen e tyren në Shqipëri dhe më pas kalimin në mënyrë të paligjshme në vendet e BE-së.
I riu akuzohet për veprën penale “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, kundrejt pagesës”, ndërsa së bashku me të janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë që e ndihmonin në sigurimin e vizave, shkruan A2.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve me vendet e BE-së, nëpërmjet tranzitimit në territorin shqiptar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Viza”.
Gjatë operacionit u ndalua shtetasi Y. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, dhe I. B., 27 vjeç, banues në Gjermani. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Y. Z. siguronte viza të dyshuara të falsifikuara, kundrejt pagesës, për shtetas të huaj, kryesisht nga Lindja e Mesme, për të hyrë në Shqipëri, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve me vendet fqinje, për të kaluar më pas në shtetet e tjera të BE-së. Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S. dhe I. B., të cilët dyshohet se ndihmonin 21-vjeçarin, në këtë veprimtari kriminale”, njofton policia.
Uniformat blu kanë sekuestruar 13 viza të dyshuara të falsifikuara, mandate transfertash, dokumente të tjera dhe 2 celularë, raporton A2.
Sakaq, bëhet me dije se po vijon puna nga autoritetet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
/a.r
What's Your Reaction?