KE miraton agjendat e reformave fillimisht normalizim me Serbinë, pastaj para për Kosovën
Komisioni Europian ka miratuar agjendat e reformave për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo erdhi pas opinionit pozitiv nga vendet anëtare. Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka dorëzuar Agjendën për Reformat pasi është ende në fazë finalizimi. Sipas një deklarate, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha […]
Komisioni Europian ka miratuar agjendat e reformave për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Kjo erdhi pas opinionit pozitiv nga vendet anëtare.
Bosnja dhe Hercegovina ende nuk e ka dorëzuar Agjendën për Reformat pasi është ende në fazë finalizimi. Sipas një deklarate, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ishte mahnitur nga puna e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Megjithatë për Kosovën dhe Serbinë është vendosur ky kusht: “Ata duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”.
Nëse nuk plotësohet ky kusht, pra që të ketë ecuri pozitive në dialog, Prishtina dhe Beogradi mund të mos marrin asnjë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian. Programi në fjalë kap vlerën e 6 miliardë eurove.
/a.r
What's Your Reaction?