Skandal në Kishën Katolike në Greqi/ Dy priftërinj përvetësuan 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës! Si u zbulua skema

Kisha Katolike në Greqi është përfshirë në një skandal të madh. Mediat helene raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim, pasi raportohet se dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar paratë e këtij institucioni, duke i investuar ato në disa lokale nate. Bëhet fjalë për një shumë prej 3 milionë euro, të […]

Tetor 24, 2024 - 14:20
 0
Skandal në Kishën Katolike në Greqi/ Dy priftërinj përvetësuan 3 milionë euro dhe i investuan në lokalet e natës! Si u zbulua skema
Reklamë
Reklamë

Kisha Katolike në Greqi është përfshirë në një skandal të madh. Mediat helene raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim, pasi raportohet se dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar paratë e këtij institucioni, duke i investuar ato në disa lokale nate.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3 milionë euro, të cilat u zhdukën nga arka e Kishës Katolike dhe përfunduan si investime në lokale nate.

Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi më parë ka përcjellë gjetjet e tij në organin kompetent të akuzës.

Reklamë
Reklamë

Mësohet se historia e ka zanafillën tetë vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese.

Institucionet ligjzbatuese në Greqi u vunë në lëvizjes pas alarmit që ngriti banka për lëvizje të shumave të mëdha.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike dhe të gjitha hetimet i çuan tek dy priftërinjtë dhe disa biznesmenëve të lokaleve të natës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.