Ky është parashikimi i FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3 për qind deri në fund të vitit. Ky parashikim është 0.2 për qind më i lartë nga vlerësimi i mëhershëm për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. “Mbetet një shifër relativisht e mirë për  tu vlerësuar nga ana e zhvillimit, […]

Tetor 24, 2024 - 15:25
 0
Ky është parashikimi i FMN për rritjen ekonomike të Shqipërisë
Reklamë
Reklamë

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.3 për qind deri në fund të vitit. Ky parashikim është 0.2 për qind më i lartë nga vlerësimi i mëhershëm për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

“Mbetet një shifër relativisht e mirë për  tu vlerësuar nga ana e zhvillimit, megjithëse larg asaj rrije që do të përkthehej në më shumë mirëqenie për qytetarët”, thotë për A2 CNN Elvin Meka, ekspert ekonomie.

Ky është parashikimi i FMN për rritjen ekonomike të

Reklamë
Reklamë

Pritshmëritë edhe më pozitive se në parashikimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar të janë diktuar veçanërisht nga ecuria e mirë e sektorit të turizmit dhe ndërtimit. “Shifra pre 3.3 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë turizmi dhe ndërtimi”, thotë Meka.

Pritshmëritë e “fondit” janë thuajse në të njëjtën linjë edhe me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore. Më optimiste janë qeveria, bashkë me Ministrinë e Financave dhe  pret që ekonomia të rritet në 3.8 për qind. “Gjithsesi kjo mbetet një shifër e pamjaftueshme për të sjellë më shumë mirëqenie te qytetarët. Për të pasur më shumë të ardhura shqiptarët, duket që rritja ekonomike të jetë mbi 5 për qind”, thotë Meka.

Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga FMN, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Serbia për këtë vit me 3.9 për qind, ndjekur nga Kosova me 3.8 për qind, Mali i Zi me 3.7 për qind më pas është Shqipëria, për të vijuar me Maqedoninë e Veriut me 2.2 për qind dhe në fund Bosnjë Hercegovina me rritje vetëm 1.6 për qind.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.