Informaliteti më i lartë në shërbime, ndërtim dhe prodhim! Inspektoriati: Probleme me punonjësit në 60% të rasteve
Shërbimi, ndërtimi dhe prodhimi, janë tre sektorët me informalitetin më të lartë të pagave. Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Eljo Muçaj thotë në një intervistë për Tv Klan se rreth 60% e inspektimeve në vend rezultojnë me prezencë të ‘informalitetit gri’. “Informaliteti në pagë përbëhet nga disa elementë. Nëndeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, […]
Shërbimi, ndërtimi dhe prodhimi, janë tre sektorët me informalitetin më të lartë të pagave. Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës, Eljo Muçaj thotë në një intervistë për Tv Klan se rreth 60% e inspektimeve në vend rezultojnë me prezencë të ‘informalitetit gri’.
“Informaliteti në pagë përbëhet nga disa elementë. Nëndeklarimi i pagës, mungesa e kontratës, puna jashtë orarit ose puna në turne të dyta dhe të treta. Rreth 60% e inspektimeve kanë rezultuar me prezencë informaliteti në një nga elementët. Sektori i cili ka prezencë më të lartë të informalitetit është sektori i shërbimeve dhe tregtisë ku përfshihen edhe hoteleri-turizmi, bare-restorante, ky sektor ndiqet nga ndërtimi me 23% të rasteve të identifikuara nga inspektimet tona dhe sektori i prodhimit me 19%.”
Problem mbetet edhe “informaliteti i zi”, punonjës të cilët punojnë pa sigurime.
“Këtë vij kemi 2 mijë punonjës të identifikuar të cilët janë futur në skemën e sigurimeve.”
Në të gjitha rastet, Inspektoriati thotë se janë marrë masa nga këshillime deri në ato administrative me gjobë, si dhe pezullime.
Masat për inspektimet e kryera:
1580 këshillime
114 pezullim aktiviteti
362 paralajmërime
98 gjoba me vlerë 6-fish i pagës minimale
“Për këtë vit kemi 1580 këshillime, 114 pezullime të aktivitetit deri në formalizimin e punëmarrësve, 362 paralajmërime, 98 gjoba, ku mesatarja është 6-fishi i paagës minimale, flasim për 240 mijë lekë të reja për një gjobë kur shkelja është e përsëritur.”
Për 3 ditë rradhazi, kryeninistri Edi Rama u ndal tek informaliteti i pagave dhe problemet që ka shkaktuar në ekonominë e vendit. Sipas tij, mospagimi i Sigurimeve Shoqërore reale nga ana e sipërmarrjeve i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një gropë të madhe, duke privuar nga rritja ekonomike kategorinë e pensionistëve.
/a.r
What's Your Reaction?