E rëndë në Bosonjë, adoleshenti hyn në komisariat dhe vret policin
Një adoleshent hyri në një stacion policie në qytetin Bosanka Koriba në Bosnje dhe Hercegovinë, duke goditur me thikë për vdekje një polic
Një adoleshent hyri në një stacion policie në qytetin Bosanka Koriba në Bosnje dhe Hercegovinë, duke goditur me thikë për vdekje një polic ndërsa plagosi rëndë një tjetër oficer me uniformë.
Incidenti i përgjakshëm ndodhi të enjten mbrëma brenda një stacioni policor në veriperëndim të Bosnjës dhe Hercegovinës, sipas deklaratës së policisë.
Sipas zëdhënësit të policisë Adnan Beganovic në televizionin publik boshnjak BHRT, autori 15-vjeçar hyri në stacionin e policisë në Bosanka Krupa dhe sulmoi oficerët me thikë.
Njëri vdiq si pasojë e plagëve të marra. I dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Autori i lindur në vitin 2009 është arrestuar, sipas zëdhënësit, i cili ka sqaruar se ka nisur hetimi për të zbardhur motivet e atentatit, të cilat në këtë fazë mbeten të panjohura. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?