Pastroi paratë e drogës, SPAK dërgon për gjykim ish drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen hetimore për ish drejtoren e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të pastronin paratë. Të tre akuzohen nga SPAK për pastrim të produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim. Gjithashtu në akuzë për pastrim parash është edhe Ardjan Malasi. […]

Tetor 25, 2024 - 09:55
 0
Pastroi paratë e drogës, SPAK dërgon për gjykim ish drejtoreshën e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi
Reklamë
Reklamë

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen hetimore për ish drejtoren e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi e cila akuzohet se ka ndihmuar vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj të pastronin paratë. Të tre akuzohen nga SPAK për pastrim të produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu në akuzë për pastrim parash është edhe Ardjan Malasi. Ndërkohë me urdhër të GJKKO janë konfiskuar edhe disa pasuri.

Vëllezërit Ramaj rezultojnë se janë dënuar nga autoritetet belge në 2021 për vepra të lidhura me narkotikët. Ndërsa që nga viti 2010 së bashku me Ardjan Malasin, të njohurin e tyre kanë investuar në pasuri të paluajtshme në vendin tonë, kanë kryer shitblerje dhe transferime pronësish me qëllim pastrimin e të ardhurave.
Përgjatë hetimeve të kryera, rezulton se i pandehuri Besjan Ramaj, të paktën prej vitit 2010 në bashkëpunim të veçantë me të pandehurin Leonard Ramaj (vëllai i tij), Ardjan Malasi (i njohuri i tij) kanë kryer veprime sistematike, të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal, përmes investimit në pasuri të paluajtshme, kryerjes së veprimeve për shitblerje dhe transferim në vazhdimësi të pronësisë, si dhe përmes lëshimit të faturave fiktive nga shoqëritë tregtare të tyre për qëllime të justifikimit të burimit të ligjshëm. Kjo veprimtari kriminale rezulton të ketë vazhduar nga viti 2010 e në vijim deri në vitin 2023.’, njofton SPAK.
Sakaq, ata janë ndihmuar prej ish drejtores së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi që prej vitit 2018.
‘Ndërsa e pandehura Rajmonda Dashi është përfshirë në disa veprime të kryera pas vitit 2018, në bashkëpunim me të pandehurit Besjan Ramaj dhe Ardjan Malasi, e cila për shkak të kohës së përfshirjes në këtë veprimtari, rolit dhe veprimeve të kryera prej saj, rezulton se ka vepruar në kuadër të bashkëpunimit të thjeshtë dhe jo atij të veçantë.’, vijon më tej SPAK.
Sipas SPAK shuma e përgjithshme e pastrimit të parave të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është 1,250,000 euro dhe 9,000,000 lekë. Ndërkohë paratë e aktiviteteve kriminale të vëllezërve Ramaj, jepeshin në dorë tek firma ‘Ledio 04’ me administrator Ardjan Malasin në Shqipëri e cila i investonte në pasuri të paluajtshme.
‘Përgjatë kësaj veprimtarie kriminale rezulton të jetë përdorur kryesisht paraja në dorë, e cila është integruar në shoqërinë “Ledio 04” sh.p.k me ortak dhe administrator, të pandehurin Ardjan Malasi, për t’u investuar më pas në pasuri të paluajtshme, e shoqëruar me kryerje të veprimeve dhe transferimeve të shumta bankare të vlerave monetare nga llogaritë e shoqërisë tregtare në atë personale dhe anasjelltas, duke u përfshirë në kryerje të veprimeve fiktive juridike, si huadhënie, shitblerje të pasurive të paluajtshme, apo transferim të këtyre pasurive, Shuma e parave të përfshira në veprimtarinë kriminale të pastrimit të produkteve të veprës penale rezulton të jetë afro një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë euro dhe nëntëmilion lekë.’
Në lidhje me këtë hetim, thotë SPAK, është bashkëpunuar me autoritetet e drejtësisë së shtetit të Belgjikës dhe të Norvegjisë.

Reklamë
Reklamë

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.