Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiç

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Serbi në kuadër të turit të përvitshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Tetor 25, 2024 - 15:00
 0
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiç
Reklamë
Reklamë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Serbi në kuadër të turit të përvitshëm në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo është pritur nga presidenti serb, Alëksandër Vuçiç.

“Mirë se erdhe në Serbi e dashura Ursula von der Leyen. Është nder i madh të të pres përsëri në vendin tonë. Kemi diskutime të rëndësishme përpara nesh për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe BE-së, përparimin në rrugën tonë evropiane dhe mundësitë që vendi ynë dëshiron t’i shfrytëzojë kur bëhet fjalë për momentin e ri në procesin e zgjerimit”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Reklamë
Reklamë

Para Serbisë, Von der Leyen ishte në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri.

Ajo pritet ta vizitojë nesër Prishtinën dhe do të zhvillojë takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.