Punonte si bari, gjendet i pajetë 47-vjeçari në Vlorë
Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në malin e fshatit Gjormë. Ai punonte si bari në atë zonë dhe dyshohet se ka humbur
Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në malin e fshatit Gjormë. Ai punonte si bari në atë zonë dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?