Kishte humbur kontaktet prej 3 ditësh, gjendet i pajetë çobani nga Elbasani
Një 47-vjeçar nga Elbasani që ishte i punësuar si çoban në zonën e Selenicës, është gjetur i pa jetë, tre ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga pronari i tij. Policia bën me dije se trupi i pajetë u gjet në malin e fshatit Gjormë. “Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, […]
Një 47-vjeçar nga Elbasani që ishte i punësuar si çoban në zonën e Selenicës, është gjetur i pa jetë, tre ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga pronari i tij.
Policia bën me dije se trupi i pajetë u gjet në malin e fshatit Gjormë.
“Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2024, në malin e fshatit Gjormë, dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale, shtetasi E. G., 47 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte punësuar si çoban në atë zonë dhe prej datës 21.10.2024 kishte humbur kontaktet me pronarin e stanit ku punonte”, njoftojnë Uniformat Blu.
/a.r
What's Your Reaction?