Shqiptarët dynden për mobilie, “bumi” i ndërtimit i ka dhënë hov punishteve të drurit

“Bumi” i ndërtimit bashkë me turizmin i kanë dhënë një tjetër hov punishteve të drurit. Nga dhomat e gjumit, te kuzhinat e këndet, bashkë me tavolinat e karriget… shqiptarët po blejnë mobilie si kurrë më parë. “Ka një “bum” të madh që hera-herës ne nuk e kuptojmë se nga vjen pasi dimë që shumë shqiptarë […]

Tetor 25, 2024 - 16:05
 0
Shqiptarët dynden për mobilie, “bumi” i ndërtimit i ka dhënë hov punishteve të drurit
Reklamë
Reklamë

“Bumi” i ndërtimit bashkë me turizmin i kanë dhënë një tjetër hov punishteve të drurit. Nga dhomat e gjumit, te kuzhinat e këndet, bashkë me tavolinat e karriget… shqiptarët po blejnë mobilie si kurrë më parë.

“Ka një “bum” të madh që hera-herës ne nuk e kuptojmë se nga vjen pasi dimë që shumë shqiptarë janë larguar. Por nga ana tjetër kemi më shumë apartamente dhe hotele. Ne sot nuk po vuajmë më që të kemi punë, por që ta bëjmë punën”, thotë për A2 CNN Gentjan Margjini, pronar i një mobilerie.

Shqiptarët dynden për mobilie, “bumi” i ndërtimit i

Reklamë
Reklamë

Vetëm nga jashtë, deri në shtator u importuan mobilie me vlerë mbi 101 milionë euro, shifër kjo e zgjeruar me 20 milionë euro krahasuar me një vit më parë. Importet e lëndës drusore për përpunim në vend gjithashtu janë zgjeruar me gati 50 për qind në raport me vitin e shkuar. Ndërkohë një tjetër fenomen i ri po vihet re në drejtim të zgjedhjeve të shqiptarëve për arredimin e banesave.

“Deri dje klientët vinin dhe porosisin vetë, në bazë të shijeve të tyre. Por tani kam vënë re që shumica prej tyre marrin një arkitekt për të bërë një zgjedhje që i reziston kohës”, thotë Margjini.

Kërkesa për mobilie në treg aktualisht është rreth 20 më e lartë se vjet, por punonjësve rrezikon porositë. “Është shumë e vështirë të gjesh punonjës. Vetëm ne kemi nevojë për 10 vetë. Dhe këtu flasim për montues se për inxhinierë zbatues është gati e pamundur”, thotë për A2 CNN Aldi Betraj, inxhinier zbatues.

Shqiptarët dynden për mobilie, “bumi” i ndërtimit i

Biznesi i mobilierive po përjeton ditë të mira jo vetëm nga kërkesa e brendshme. Nga janari deri në shtator, punishtet e drurit eksportuan në tregjet e huaja produkte me vlerë mbi 50 milionë euro.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.