“Nuk japim tokë për Ukrainën”. Putin: Bashkëpunimi ushtarak me Penianin është puna jonë
Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk më sekret. Është vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në një intervistë pas përfundimit zyrtar të Samitit të BRICS, për median shtetërore ruse, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut do të marrin një vendim nëse do të ofrojnë ndihmë ushtarake të përfshira në […]
Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk më sekret. Është vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në një intervistë pas përfundimit zyrtar të Samitit të BRICS, për median shtetërore ruse, tha se Rusia dhe Koreja e Veriut do të marrin një vendim nëse do të ofrojnë ndihmë ushtarake të përfshira në marrëveshjen e tyre dypalëshe kur të vijë koha. Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nënshkruan paktin e mbrojtjes reciproke gjatë vizitës së Putinit në Penian në qershor, shkruan A2 CNN.
“Kur duhet të vendosim diçka, ne do të vendosim, por është vendimi ynë sovran nëse do ta zbatojmë, a jo, apo nëse na duhet. Kjo është pikërisht ajo që thuhet në artikullin 4 të marrëveshjes tonë. Nuk e di se çfarë lloj reagimi shpërthyes pati në Uashington dhe Ukrainë, për sa kohë që copëzat nuk hidhen shumë larg. Pra nëse duam të kryejmë stërvitje ushtarake apo ajo, është puna jonë”, tha Putin.
Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës, Koreja e Jugut dhe disa qeveri perëndimore kanë thënë se trupat e Koresë së Veriut të trajnuar në Rusi janë vendosur në rajonin Kursk, një zonë kufitare ruse ku forcat ukrainase organizuan një inkursion të madh në gusht. Për këtë fakt, prokurorët ukrainas thanë se kishin nisur një hetim mbi mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë në luftë si një krim i mundshëm agresioni.
Për sa i përket paqes, Vladimir Putin përjashton lëshimet ndaj Ukrainës, por është i hapur për “kompromise të arsyeshme” në bisedimet e mundshme. “Rezultati duhet të jetë në favor të Rusisë, e them sinqerisht, pa u turpëruar, sepse duhet të dal nga realiteti në fushën e betejës, pa dyshim, ne nuk do të bëjmë lëshime, nuk do të ketë shkëmbime, tha shefi i Kremlinit. Putin vuri në dukje se, Perëndimi ka filluar ta vlerësojë më “realisht” konfliktin në Ukrainë dhe për këtë është për t’u “lavdëruar”. Putin gjatë Samitit të BRICS, fajësoi vendet perëndimore si shtytëse kryesore të konfliktit me Ukrainën dhe theksoi se, Perëndimi nuk e njeh mirë mentalitetin e popullit rus.
/a.r
What's Your Reaction?