Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore. Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi […]

Tetor 25, 2024 - 17:20
 0
Këtë të dielë ndryshon ora, do të flemë më shumë
Reklamë
Reklamë

Ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor 2024, akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.

Akrepat do të shkojnë 60 minuta mbrapa, ose thënë ndryshe, do të flemë një orë më shumë. Si zakonisht ndryshimi bëhet rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në aparatet e celularëve smart, ndërrimi bëhet automatikisht.

Lëvizja e akrepave të orës si fenomen ndodh dy herë në vit: në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit, kohë kur ora shkon para.

Reklamë
Reklamë

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

/s.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.