Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç. Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka anuluar takimin me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviç.
Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer tha për REL se arsyeja e anulimit, ishte një takim që Vuçeviç e mbajti paraprakisht ditën e njëjtë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.
Më herët të premten, shefja e KE-së u takua me presidentin e Serbisë, me të cilin bisedoi për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ursula von der Leyen ndodhet në një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas vizitës në Sarajevë, von der Leyen po qëndron sot në Beograd, ndërsa nesër do të vizitojë Kosovën dhe Malin e Zi./vizionplus.tv
What's Your Reaction?