Si mund të rriten deklarimet dhe të ulet informaliteti? Vjero: Kemi identifikuar sektorët problematikë
Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, në një prononcim tha se në tregun e punës nuk është problem vetëm nëndeklarimi i pagave, por ka informalitet edhe në kontratat e punës. Ajo theksoi se edhe në këtë pjesë do duhen shtruar kontrolle, të cilat i ka në fokus të punës administrata tatimore bashkë me inspektoratet e punës. […]
Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero, në një prononcim tha se në tregun e punës nuk është problem vetëm nëndeklarimi i pagave, por ka informalitet edhe në kontratat e punës.
Ajo theksoi se edhe në këtë pjesë do duhen shtruar kontrolle, të cilat i ka në fokus të punës administrata tatimore bashkë me inspektoratet e punës.
Gjatë prononcimit të saj në “Abc News”, Vjero u shpreh se janë përpiluar disa sektorët, të cilët kanë një shkallë informaliteti të lartë. Sipas saj problematika ka në sektorin e ndërtimit, shërbimet dhe tek sektori i turizmit, ku nëndeklarimi i pagave është i lartë.
“Nuk është vetëm informalitetit në deklarimin apo nëndeklarimin e pagave, por ka shumë informalitet edhe në kontratën e punës, ku të drejtat e punëmarrësve nuk janë përcaktuara qartazi apo shpeshherë janë edhe të nëpërkëmbura, çfarë sigurisht që punëmarrësin e vendas në një pozicion disavantazh qoftë me punëdhënësin, por edhe me shumë kolegë në strukturat e tjera ku janë punësuar. Krahas Inspektorateve të Punës, që do të kryejnë detyrën e tyre, një peshë e rëndësishme këtu i jepet dhe administratës tatimore, e cila është e angazhuar për të vlerësuar ato raste, të cilat paraqesin mosdeklarime të sakta apo kur ka dyshimi që nuk deklarojnë. Administrata tatimore ka bërë një vlerësim të sektorëve. Janë disa sektorë , të cilët konsiderohem me risk, është ndërtimi, sektori i tregtisë, sektori i shërbimeve, në sektorin e turizmit, që vijojmë të kemi informalitet dhe nëndeklarim. “, tha ajo.
Ajo u shpreh se organet tatimore u janë drejtuar me një shkresë të gjithë tatimpaguesve, ku u kanë kërkuar korrektimin e deklarimit të pagave, brenda 20 tetorit.
“Të gjithë tatimpaguesit, të cilët konsiderohem me risk, që kanë një numër të konsiderueshëm të punësuarish, më shumë se 30-40% e tyre janë në nivelin e pagës minimale, administrata tatimore i ka njoftuar nëpërmjet një shkrese, një letre, ku i fton të korrektojnë vetëdeklarimin dhe afati i fundit ka qenë 20 tetori”, tha ajo.
What's Your Reaction?