Tronditet Mali i Zi, vëlla e motër vriten me armë zjarri në banesë
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes (25 tetor). Vëlla dhe motër, M.M dhe
Një vrasje e dyfishtë ka tronditur Malin e Zi në orët e vona të së premtes (25 tetor). Vëlla dhe motër, M.M dhe J.M janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Bijelo Polje të Sokolacit, njofton policia.
“Sonte, rreth orës 21:10, në policinë e Bijelo Polje është raportuar se në fshatin Sokolac afër Tomashevës janë vrarë dy të moshuar, trupat e të cilëve janë gjetur në shtëpi dhe se autori është larguar i armatosur”, njoftoi policia.
Të gjitha njësitë policore, njësitë e Antiterrorizmit, qentë e policisë dhe një njësi helikopterësh e MPB-së dhe Ushtrisë së Malit të Zi po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e autorit.
“U bëjmë thirrje qytetarëve të Bijelo Poljes, veçanërisht banorëve të fshatit të përmendur, që të kenë kujdes, të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të mos lejojnë të hyjnë persona të panjohur, ndërsa policia ndërmerr të gjitha aktivitetet në juridiksionin e saj me qëllim kapjen e autorit”, njoftoi policia.
Gjithashtu, ata apelojnë qytetarët që çdo informacion që mendojnë se mund të jetë domethënës në lidhje me këtë krim të denoncojnë në polici./vizionplus.tv
What's Your Reaction?