Lufta në Gaza, shifra e të vrarëve arrin në 43,000 që nga fillimi i luftës

Ministria e shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës ka njoftuar një numër të ri të vdekjeve prej 42,924 në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës

Tetor 26, 2024 - 16:20
 0
Lufta në Gaza, shifra e të vrarëve arrin në 43,000 që nga fillimi i luftës
Reklamë
Reklamë

Ministria e shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës ka njoftuar një numër të ri të vdekjeve prej 42,924 në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës me Izraelin më shumë se një vit më parë.

Të paktën 77 persona kanë humbur jetën në 48 orët e fundit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 100,833 janë plagosur në enklavën palestineze që nga fillimi i luftës pas sulmeve të Hamasit të Izraelit më 7 tetor 2023.

Reklamë
Reklamë

Nga ana tjetër, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera të shteteve të Gjirik Persik paralajmëruan për një “përshkallëzim” nga Izraeli, pasi ky shtet sulmoi caqet ushtarake në Iran. Irani mbështet dy grupe në Lindjen e Mesme që aktualisht po luftojnë kundër Izraelit.

“Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënon dhe denoncon” sulmet izraelite, dhe thekson “pozicionin e saj të qartë lidhur me kundërshtimin e përshkallëzimit të konfliktit në rajon që kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e shteteve dhe njerëzve” në Lindjen e Mesme, shkroi Ministria e Jashtme e Arabisë Saduite në X.

Izraeli tha se kreu sulme “precize” ndaj caqeve ushtarake në Iran, në shenjë hakmarrjeje për një sulm me raketa që Irani kreu ndaj Izraelit në fillim të tetorit. Irani pranoi se Izraeli sulmoi caqe ushtarake të tij dhe tha se gjatë sulmeve u vranë dy ushtarë. Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në Gazë që nga tetori i vitit të kaluar./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.