EMRAT/ Dyshohet se kishte lidhje me gruan e vrasësit italian, ekzekutohet shqiptari në Itali

Dritan Hakajt, 45 vjeç me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë. Sipas medieve të huaja, ai vdiq në pjesën

Tetor 26, 2024 - 23:05
 0
EMRAT/ Dyshohet se kishte lidhje me gruan e vrasësit italian, ekzekutohet shqiptari në Itali
Reklamë
Reklamë

Dritan Hakajt, 45 vjeç me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë.

Sipas medieve të huaja, ai vdiq në pjesën e përparme të një ndërtese në via Varese në Garbagnate Milanese, në veriun të Milanos, pas një sherri me bashkëshortin e një vajze, me të cilën Hakaj kishte një lidhje jashtëmartesore.

Autori i ngjarjes së rëndë është Ualter Budri, 78 vjeç, pensionist italian.

Reklamë
Reklamë

Nga hetimet e para duket se Hakaj frekuentonte shtëpinë ku jetonte Budri me gruan e tij, gjithashtu shqiptare. Por në orën 3 të mëngjesit të së shtunës, 26 tetor, 45-vjeçari mbërrin i dehur në banesën e çiftit. Ai sulmon gruan, përballë djalit të saj 11-vjeçar. Në atë moment 51-vjeçarja tenton të largohet për të mbrojtur veten. Në shtëpi ishte edhe bashkëshorti i saj. Ai merr armën, një kalibër Beretta 22 dhe shkon drejt Hakajt.

Në atë moment ai ka qëlluar dy të shtënat e para. I armatosuri, e ndoqi atë derisa u takuan sërish në hyrje të pallatit. Aty ku ndodhi edhe ngjarja.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

thuaje.com Thuaje.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.